Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Koreja e Veriut ekzekuton xhaxhanë e liderit Kim Jong Un

prej Sat 14 Dec 2013 - 17:47
Koreja e Veriut ekzekuton xhaxhanë e liderit Kim Jong Un  CuKoreja e Veriut ekzekuton xhaxhanë e liderit Kim Jong Un  Cu1Koreja e Veriut ekzekuton xhaxhanë e liderit Kim Jong Un  Cu2Koreja e Veriut ekzekuton xhaxhanë e liderit Kim Jong Un  Cu5
Koreja e Veriut ka ekzekutuar Jang Song Thaek-un, burrin e hallës të udhëheqësit Kim Jong Un, i cili deri kohët e fundit ishte personi numër dy në vendin komunist dhe konsiderohej si një ndër këshilltarët kryesorë të Kim.

“Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve” thotë se Jang u ekzekutua dje pasi u shpall fajtor nga një gjykatë speciale ushtarake. Po sipas njoftimit të agjencisë, Jang, i cili u arrestua të dielën, akuzohej për korrupsion, imoralitet, alkoolizëm dhe marrje droge.

Artikulli i agjencisë së lajmeve e cilëson si “tradhtar të kombit, i cili infiltroi fraksione antiparti, antirevolucionare në përpjekje për të rrëzuar nga pushteti udhëheqjen e partisë dhe shtetit”. Po ashtu artikulli i referohet atij me termin “fundërrinë njerëzore”.

Jang u mënjanua nga postet me influencë vite më parë, kur për një periudhë të gjatë u zhduk nga skena politike, por më pas u kthye në një post të rëndësishëm para tranzicionit të pushtetit.

Nuk ka njoftime mbi fatin e bashkëshortes së tij, Kim Kyong Hui-m, e cila është halla e diktatorit Kim Jong Un dhe motra e vogël e ish-udhëheqësit Kim Jong II. Ajo shihej si person me shumë influencë mbi nipin e saj, pas vdekjes së të vëllait dy vjet më parë.shekulli


Koreja e Veriut ekzekuton xhaxhanë e liderit Kim Jong Un  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Koreja e Veriut ekzekuton xhaxhanë e liderit Kim Jong Un

prej Sat 14 Dec 2013 - 21:03
gjithmone DIKTATURAT hane pjellen e vet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi