Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
mergimtar
mergimtar
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 1
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 16/12/2013

default Vulin nervoz për vizat e Kosovës për qytetarët e BeH-së

prej Mon 16 Dec 2013 - 21:00
Ministri pa portofol i ngarkuar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, u tha gazetarëve të Banja Llukës se Beogradi zyrtar do të reagojë ndaj vendimit të Kosovës për të vendosur regjimin e vizave për qytetarët e Bosnje-Hercegovinës.
"Ne do të kërkojmë nga miqtë tanë në komunitetin ndërkombëtar për të bërë presion mbi Prishtinën”, tha Vulin, transmeton Nezavisne Novine.

Sipas tij, “periudha e masave të njëanshme nga Prishtina duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”.

"Prishtina këtë e bënë në kuadër të bisedimeve me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së, kudo që mundet, duke u përpjekur në këtë mënyrë të dënojë të gjithë ata që nuk e mbështesin”, tha ai, duke shtuar se sipas Rezolutës 1244, Kosova nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, “meqë Kosova është nën administrimin e OKB-së”.

“Frika e tyre është se shteti i Serbisë është i fortë, se shteti i Serbisë është me popullin dhe se shteti i Serbisë mbetet këtu”, ka shtuar ai. “Ata që janë të prirë për dhunë tregojnë sa të dobët janë”.

Sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku lista “Srpska” e mbështetur nga Serbia ka fituar 10 komuna, “tregon se në cilën anë është populli i Kosovë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi