Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Statusi për Shqipërinë, BE e shtyn në Qershor, Fule: Pa kushte të reja, vijoni reformat

prej Tue 17 Dec 2013 - 20:41
BRUKSEL - Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian njeh progresin e bërë dhe përpjekjet e intensifikuara nga qeveria e re, por perspektiva e qartë për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë nuk është dhjetori, por do të jetë muaji qershor. Për këtë Shqipëria duhet të punojë mirë dhe është në dorë të saj që statusi të meritohet. Ishte ky mesazhi sot nga Brukseli për vendimin mbi Shqipërinë për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhën sot në Bruksel lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për statusin e Shqipërisë.
"Statusi për Shqipërinë. Do kthehemi në qershor për këtë”, ishte vendimi i ministrave të jashtëm të BE-së në një konferencë për shtyp.

“Presim që Shqipëria të punojë mirë. Është në dorën e Shqipërisë për të marrë statusin në qershor”, u shpreh eurokomisioni Fule gjatë konferencës për shtyp.

Fule më tej vlerësoi hapat që ka kryer shteti shqiptar në rrugën drejt integrimit si dhe konsensusin e arritur nga klasa politike. “Shqipëria ka bërë hapa impresiv përpara, sidomos reforma e integrimit në shumë fusha, nga shtatori nuk ka shumë, por qeveria dhe parlamenti i ri kanë treguar se kanë mundësi për të mbajtur një konsensus politik. Bëhet fjalë për konsensusin dhe siç e thashë në shënimet e mia është çështje kohe dhe Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe do vijojë me reformat dhe kjo çështje do zgjidhet në të ardhmen”.

“Nuk ka kushte të reja, por statusi nuk do të jepet direkt”
Jo kushte të reja përvec atyre ekzistuese, megjithatë BE do të vijojë të mbajë nën mbikëqyrje punën me reformat, ecurinë me to dhe dialogun në klasën politike shqiptare. Këto theksoi lidhur me Shqipërinë sot Fule në konferencën për shtyp në Bruksel mbi cështjen e zgjerimit të Bashkimit Europian.
“Nuk do ketë një status që do jepet direkt, është cështje kohe. E kam bërë të qartë, pozitën e Këshillit të BE që Shqipëria ka ecur përpara dhe që vendet anëtare gjithashtu duhet të plotësojnë. Sigurisht janë dhe ato 3 cështjet e rëndësishme, që sic janë nuk ka kushte shtesë dhe kjo është e rëndësishme për gjithë vendet anëtare. Dhe së dyti, ka pasur vlerësim dhe mirënjohje për punën e bërë dhe ajo dallohet dhe në një prej paragrafëve që është specifik për progresin e bërë nga Shqipëria dhe elementi i tretë është parashikueshmëria që është e rëndësishme për pjesën më të madhe të vendeve anëtare dhe që i referohet takimit të ardhshëm të BE në Qershor që bazohet në raportin e komisionit. Unë mund të flas më tepër, kam qenë në Shqipëri para pak kohësh dhe për të nisur dialogun për prioritetet kyçe dhe kam njohur një dialog si me qeverinë ashtu dhe me opozitën, lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, dhe jam i befasuar për bashkëpunimin me mes tyre dhe unë besoj fort se këto angazhime do vazhdojnë. Jemi në rrugë të duhur për këtë takim të Qershorit”.

Stefan Fule ne Twitter: Njihet progresi, por statusi ti jepet ne Qershor Shqiperise. Serbia, nis negociatat me BE
Ora 19:00-Eurokomisioneri Stefan Fule konfirmon se Shqiperia do e marre statusin ne muajin Qershor te vitit 2014.
“Njihet progresi domethënës e përpjekjet e qeverisë së re. Perspektivë e qartë për statusin në qershor", shkruan Fule ne Twitter duke konfirmuar në këtë mënyrë se vendimi për statusin e vendit kandidat për vendin tonë është shtyrë, ashtu sic kishte kërkuar Holanda dhe Danimarka.
Ndërkohë duket se ky takim ka qenë me pozitiv për Serbinë e cila ka marrë një datë për nisjen e negociatave e cila do të jete 21 Janari.
BalkanWeb



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Statusi për Shqipërinë, BE e shtyn në Qershor, Fule: Pa kushte të reja, vijoni reformat 1t7y1w
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Statusi për Shqipërinë, BE e shtyn në Qershor, Fule: Pa kushte të reja, vijoni reformat

prej Wed 18 Dec 2013 - 4:00
pa fut sali bastardin and compani mrena
pa cfuqizu ligjin 7501
ska europe
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 21428
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Statusi për Shqipërinë, BE e shtyn në Qershor, Fule: Pa kushte të reja, vijoni reformat

prej Wed 18 Dec 2013 - 13:44
Po i therrisni llogjikes o njerez?!

Te hyje Shqiperia ne Bashkimin Europian qendrojne dy respektime:

-E para, Bashkimi Europian te respektoje PAVARESINE E SHQIPERISE (qe cuditerishte shqipetaret sot e hane buken me turp e turpin me buke qe kaq lehte pranojne copetimin e Shqiperise me te parin Sali Berishen qe ne pashaportat biometrike vendosi fakt te kryer SHQIPERINE E COPETUAR dhe jo SHQIPERINE E PAVARUR!)!!!

-E dyta, Shqiperia te respektoje PERPARIMIN EUROPIAN (qe cuditerishte Europa perparon ndersa Shqiperia prapambetet!)!!!

Shqiperia "e copetuar" ka fushat me te paketa ne krahasim me vendet e tjera te Ballkanit dhe njekohesisht ka fushat me te shumta qe jane te PAPUNUARA ne krahasim me vendet e tjera te Ballkanit!!!

Shqiperia "e bashkuar" eshte Atdheu i mbi 30 milione shqipetareve sot, qe prej tyre njeh vetem perafer 10 milione shqipetare ne 6 krahina te ndara (Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Cameri, Malesi, Lugine) dhe 20 milione mergimtare shqipetare qe pa u shkrepur asnje plumb ata duken si te vdekur!!!

Ju, Bashkimin Europian e mendoni si cerdhe, si kopesht apo si lesh me qime?!

(E.J.K)


Statusi për Shqipërinë, BE e shtyn në Qershor, Fule: Pa kushte të reja, vijoni reformat 6ds9w0
Sponsored content

default Re: Statusi për Shqipërinë, BE e shtyn në Qershor, Fule: Pa kushte të reja, vijoni reformat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi