Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

9 misteret e pashpjegueshme të 2013-ës Empty 9 misteret e pashpjegueshme të 2013-ës

Fri 20 Dec 2013 - 21:07
9 misteret e pashpjegueshme të 2013-ës Mona%20lizaShkenca është e gjitha në funksion të zbulimit të së vërtetës. Zbulimet e reja mund të japin një përgjigje për një sërë çështjesh të caktuara, por gjithashtu mund të lënë shteg për pyetje të reja.

Ja cilat janë disa nga misteret e pashpjeguara të këtij viti që po mbaron:

1-"Kepler-78b" nuk duhet të ekzistojë

Një planet në formën e tokës, me një sipërfaqe të kuqërremtë, I quajtur “Kepler-78b”, është kaq afër yllit të tij që e ka formuar, sa që kompleton një revolucion çdo 8.5 orë. Kepler-78b është ende një kuriozitet sepse shkencëtarët nuk kanë mundur të shpjegojnë se si lava e botës mund të jetë formuar, duke pasur parasysh afërsinë e tij për yllin e tij mëmë.

2-Nuk ka mundësi që alienët të ekzistojnë

Gjuetarët e ekoplanetit kanë një tjetër mister të pazbuluar për vitin 2013. Një gjigant gazi, i quajtur “HD 106906b”, i cili është 11 herë më i madh se sa planeti i Jupiterit, ndodhet vetëm 650 njësi astronomike larg yllit të tij mëmë.

3-Paraardhësit e njeriut ishin një bandë përzier

Homo Sapiens-ët e lashtë u martuan dhe u kryqëzuan jo vetëm brenda llojit të tyre, por gjithashtu u kryqëzuan me Neandertalët, një racë e njohur si “Denisovans”, një racë njerëzore e mistershme.

4-A e keni dëgjuar ndonjëherë tingullin zhurmues që gumëzhin gjatë natës?

Në qoftë se dëgjoni zhurma, kjo do të thotë që ju nuk ndodheni vetëm në ato momente. Që nga viti 1950, shumë raportime nga e gjithë bota, thoshin se njerëzit dëgjojnë një zhurmë gjatë natës, e njohur ndryshe si “zukatja”. Vetëm dy për qind e popullsisë jeton në një ambient ku dëgjohet ky tingull, që quhet zukatje. Gjatë natës tingulli dëgjohet më shumë se sa gjatë ditës, dhe kryesisht dëgjohet në zonat rurale dhe suburbane.

5-Kristofor Kolombi nuk ishte i pari evropian, i cili shkeli në “Botën e Re”

Vikingët ishin ata që i paraprinë zbulimit të kontinentit të ri. Por ka akoma më shumë. Faktet e reja të vitit 2013 tregojnë që përpara Vikingëve ishte një grup evropianësh që zbuluan Amerikën. Rreth 300-500 vjet më parë se sa Vikingët të shkelnin në “Botën e Re”, evropianët zbuluan Amerikën.

6-Portreti i Mona Lizës

500 vjet pasi ishte pikturuar portreti i Mona Lizës, akoma jemi në pritje të dimë se si u zbulua, që në pikturën e famshme të Leonardo da Vinçit, ishte pikërisht Mona Liza.

7-Guri në detin Galilee

Një gur i madh u zbulua në detin “Galilee”, por shkencëtarët ende nuk e dinë se çfarë është ekzaktësisht dhe se kush e vendosi atje. Ai ka formën e konit dhe peshon rreth 60 mijë tonë. Guri përbëhet nga qymyr i balsamosur dhe gurë të pagdhendur, dhe mendohet që të jetë krijuar para katër mijë vjetësh.

8-Kush dëshiron që të lerë një thesar pa pronar në një vend mbeturinash?

I vendosur në një qytet antik të Apllonisë-Arsuf, në veri të Tel Aviv-it, një grumbull prej 400 monedhash bizantine, 200 llampash bizantine të paprekura dhe bizhuteri ari u gjet në një gropë të lashtë mbeturinash, mes kockave të kafshëve dhe copave të qeramikeve. Shumica e objekteve të thesarit i përkasin shekullit të pestë dhe të shtatë.

9-Struktura e çuditshme web


Disa struktura të pazakonta web-i janë zbuluar ne “Peruvian Amazon”, por shkencëtarët nuk e dinë se çfarë janë. Formacioni i zbuluar është një majë e vogël e rrethuar nga një gardh web-i.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi