Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Filantropi, që ngriti 127 shkollat shqipe Empty Filantropi, që ngriti 127 shkollat shqipe

Fri 20 Dec 2013 - 22:43
Message reputation : 100% (1 vote)
  • Një vështrim i ri për filantropin me origjinë shqiptare nga Labova e Madhe. Shkollimi në Greqi dhe pasurimi në Rumani. Si e ngriti frymën olimpike për lojërat e harruara

Filantropi, që ngriti 127 shkollat shqipe Kroi%20iFilantropi, që ngriti 127 shkollat shqipe Kroi%201Filantropi, që ngriti 127 shkollat shqipe Vanxhel
Thanas Meksi, etnolog

-Një shkrim studimor e ka zanafillën ndonjëherë nga ndonjë shkak apo vlerësim që bëhet nga të tjerët. Ashtu edhe ky shkrim u nis nga çmimi, që partnerët në Shqipëri, Rockefeller dhe Qendra për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti, Tiranë, i bëri Filantropit Shqiptar Vangjel Zhapa, nga Labova e Madhe, Odrie, Gjirokastër. Ata e nderuan Vangjel Zhapën me Çmimin e Filantropisë 2012 “Pionier i Filantropisë” (Kategoria Ndërkombëtare). ...Një vlerësim i vonuar, por plotësisht i merituar!... Mosnjohja sa duhet e kësaj figure karizmatike të shekullit XIX, mos studimi arkivor kombëtar dhe ndërkombëtare, nga studiues, historianë, shkrimtarë, ka bërë që vepra e Vangjel Zhapës të kalojë si “hije”, pa kërkuar thelbin e saj dhe kontributin e merituar të tij, në të mirë të njerëzimit. Është vështruar si e huaj lëvizja filantropike, shpesh dhe jo e kohës, për shkak të varfërisë së tejskajshme të Shqiptarëve. Ajo është mbuluar nga figura e ndritshme botërore e Nënë Terezës! Por edhe nga kuptimi i ngushtë i bërjes së çdo të mire dhe etiketimi me fjalët: bamirësi, mirëbërësi, sponsorizim, financim…

Është mbiquajtur Vangjel Zhapa shpesh rumun, grek, vllah, bullgar… por asnjëherë shqiptar!... I janë vënë epitetet “pasanik”, “reaksionar”…“s’ka bërë gjë për Shqipërinë”…duke harruar qëllimisht të thuhet vendlindja e tij: Labova e Madhe, Tepelenë (dikur është varur nga rrethi i Tepelenës); deri në vitet 1970, është quajtur Labovë e Zhapës; ditëlindja e tij 1800, i biri i Vasilit dhe i Sotirës, nga fisi i dëgjuar Meksi. Në Labovë të Zhapës janë shtëpitë e Vangjel Zhapës, krojet e ndërtuara nga ai, kisha e Papandisë, ku ai është pagëzuar, shkolla – gjimnaz e ndërtuar nga ai në vitin 1860, varret e familjes, por dhe i tij! Pra, çdo gjë në Labovë mban emrin e tij. Është i vetmi fshat, në Shqipëri që mban për mbiemër emrin e një filantropisti. Vangjel Zhapa është puro labovit. Nga vendlindja e Vangjel Meksit, përkthyesit të “Dhiatës së Re”; i Dr. Apostol Meksit; i mësuesve patriotë Nane Panajoti, Meksi dhe Vasil Konomi, hapjes së të parës shkollë shqipe në Labovë; të akademikut Foto Çami; i kryeministrit të parë të demokracisë Prof.dr. Aleksandër Meksi dhe profesorëve të dëgjuar Anesti Kondili, Minella Karajani, Foto Toti, Fedhon Meksi, Sokrat Meksi; i regjisorit të talentuar Andrea Malo; poetit kombëtar Arben Duka, i biznesmenit të sukseshëm Andrea J.Dilo… Është nga Labova që i ka dhënë atdheut 210 arsimtarë, 55 mjekë, 40 shkencëtarë, 7 drejtues të seksioneve të arsimit të qarqeve, si dhe shumë laureatë, poetë e shkrimtarë, këngëtarë e sportistë, ekonomistë e ushtarakë. Vështirë që gjen në botë “qytezë” të tillë!... Pse atëherë ky “ngurrim” dhe “heshtje” vlerësimi, për njohjen e veprës madhore të Vangjel Zhapës, në dobi të njerëzimit?... Unë mendoj se ka disa shkaqe!... Së pari, njohja e veprimtarisë së Vangjel Zhapës ka qenë dizinformuese. Së dyti, mos sqarimi i konceptit filantropi dhe bamirësi dhe trajtimi i tyre në aspektin funksional. Së treti, “heshtja”, për të qenë “brenda”, mos studimi dhe mos veprimi duke lënë qëllimisht në pluhurin e harresës kombëtare, prej më shumë se 100 vjetësh, figurën filantropike të Vangjel Zhapës!...

Është në të mirën të opinionit shqiptar dhe më gjerë, që disa çaste kulmore të veprës së Vangjel Zhapës, të thuhen përsëri, me “TH” të madhe, në dritën e studimeve të fundit…

Arsimi i të gjithëve, dukuri evropiane e Vangjel Zhapës

E lënë disi në heshtje, Vepra e Vangjel Zhapës, nis në vitet 1835 me arsimin e të gjithëve, që është një nocion i të ardhmes Evropiane. Akademiku rumun, Nicola Postolake, në librin e tij “Lavdi Vangjel Zhapës” (Kap. i 1, botim në Rumani, viti 1996) shkruan…Vangjel Zhapa i takon lindjes Ballkanike, ndërsa nga kultura, mentaliteti, iniciativa i takon shpirtit evropian”. Ndërsa Vangjel Zhapa do të shprehej: “Unë jam jo i një kombi, por i të gjithëve dhe për të gjithë”. Vetë Vangjel Zhapa ishte i arsimuar në Gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe arsimin e lartë, për agronomi e kreu në Paris. Kishte marrë mësime edhe për mjekësinë popullore nga mjekët e Ali Pashë Tepelenës: Vangjel Meksi dhe Petro Panajoti, me të cilët ishte edhe kushëri. Njihte shumë mirë bimët mjekësore të zonës së Odrijes, të cilat ia kishte mësuar e ëma, Sotira. Më vonë arriti të botojë edhe libra bujqësore, si dhe përgatiti një projekt alfabet. Në Rumani, falë njohurive që kishte për bujqësinë intensive, arriti hierarkinë e këshilltarit ekonomik të mbretit. Vangjel Zhapa ka meritë në ndërtimin e 127 shkollave në Shqipërinë e Jugut: nga Himara, Përmeti, në Tepelenë e Gjirokastër, Delvinë e Sarandë, në zonën e Çamërisë: në Filat e Igumenicë. Në këto shkolla, krahas gjuhës zyrtare që ishte turqishtja apo greqishtja, vuri edhe gjuhën shqipe, që në fakt ishte gjuha e parë. Ajo ndihmonte për mësimin e gjuhëve të para, që dilnin të dyta. Kjo edhe arsyeja që në shumë nga këto shkolla, gjuha shqipe i rezistoi kohës, flitet e pastër edhe sot e kësaj dite. Vangjel Zhapa ka meritën e madhe, që ishte ndër të parët që vlerësoi arsimin femëror, duke ngritur tre gjimnaze në Labovë, Kostandinopojë dhe Adrianopojë, me program evropian, mësues të huaj dhe mësime praktike të kohës si: qëndisje, ekonomi, etj. Në të gjitha këto shkolla gjuha shqipe u bë gjuhë primare dhe ndihmonte për mësimin e gjuhëve të huaja.

Në shkolla kishte biblioteka të pasura me libra të iluministëve. Kështu shumë e pasur ishte biblioteka e Labovës, por edhe e Bronshteinit në Rumani. Shoqata “Odria” e Labovës tani, në gjurmët e Vangjel Zhapës ka marrë nismën të krijojë bibliotekën e zonës “Odrie”, duke kontribuar të gjithë anëtarët e saj, brenda dhe jashtë shtetit. …Në Rumani Vangjel Zhapa financoi abetaren e parë Shqipe të Naun Veqilharxhit dhe tre evetore të tij, me shumën 25.000 franga ari, dhe botimin e të parës gazetë shqip në Lamia: Pellazgos (Vitet 1859 – 1861). Veprimtar aktiv dhe gjithmonë i gatshëm për arsimin e shqiptarëve, ai kishte ngarkuar Anastas Bykun nga Lekli në postin e drejtor – inspektimit të rrjetit arsimor të ngritur në Shqipëri. Dha shumë bursa për arsimimin e te rinjve dhe të rejave, jo vetëm nga Labova, por edhe nga krahina e Lunxhërisë dhe Dropullit, për studime të larta në vende të ndryshme të botës. Në testamentin e tij flitet shumë për arsimimin shqip dhe shkollat shqipe duke lënë shuma të mëdha financiare për mbarëvajtjen e tyre. Kjo vepër e Vangjel Zhapës e bënte atë pararendës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke u treguar edhe një ideolog e veprimtar praktik në problemet e arsimit shqiptar, në të mësuarit të gjuhës shqipe, të alfabetit të shkruar dhe të organizimit të shkollave shqipe. Rruga e hapur nga Vangjel Zhapa ka lënë gjurmë arsimore në krahinën e Odrijes, Lunxhërisë, Dropullit, Çamërisë… për krijimin e një traditë të shkëlqyer arsimore dhe të dashurisë për shkollën dhe të nxënit shqip. Deri në këtë fazë të veprimtarisë së tij, Vangjel Zhapa me bamirësitë e tij, më të shumta në vendlindje dhe krahinat përreth dhe ndonjë shtet fqinj, kalon nga bamirësia në një fazë më të rëndësishme, në atë të filantropit, që është një shkallë sipërore, drejt përmirësimit të shoqërisë njerëzore… Këtë e tregojnë veprat e tij në të mirë të njerëzimit.

Olimpizmi, vepër monumentale e tij

Vepra filantropike e Vangjel Zhapës është bindëse në rilindjen e Lojërave Olimpike të lashtësisë, që nga viti 1859 e vazhdim. Shumë studiues e vendosin Olimpizmin në punën kryesore të veprës së Vangjel Zhapës, por nuk është plotësisht kështu!... Është e vërtetë, që ai i rilindi këto lojëra mbas 1500 vjetësh dhe i subvencionoi ato edhe mbas vdekjes e në vazhdim (flet testamenti i tij). Njihen tre themelues të Lojërave Olimpike moderne -Vangjel Zhapa shqiptari, është quajtur themeluesi i Olimpizmit… -Englezi Dr. Brookes konsiderohet përkrahës i Zhapës dhe -Francezi baron Pjer de Kuberte pasues i denjë i Vangjel Zhapës, por jo themeluesi kryesor i tyre, siç e paraqitin!... Megjithëse jetonte në Rumani, ku vuri dhe pasurinë e tij, Vangjel Zhapa i organizoi lojërat olimpike në Greqi, në vazhdë të traditës historike. Ai shfrytëzoi “heshtjen” që ekzistonte për këto lojëra në Greqi, shkëndija e dhëna nga shkrimtarët e poetët: “Ku janë Lojërat Olimpike”?...dhe veçanërisht thirrjen e poetit Soutras drejtuar Mbretit Othon, me origjinë gjermane. Ai lëshoi thirrjen “Lërini Lojërat Olimpike të rifillojnë”!... Por të gjitha këto thirrje ranë në vesh të shurdhët, po të mos ishte kërkesa e Vangjel Zhapës në 13 Korrik 1856, që merrte përsipër pagesën e të gjitha shpenzimeve për rilindjen e olimpizmit. Ai propozoi edhe datën e fillimit të këtyre lojërave: 15 Nëntor 1859. Vuri në dispozicion të organizatorëve 400 aksione të shoqërisë së lundrimit të Rumanisë dhe 3000 napolona flori. Me gjithë dobësitë në organizimin e parë, Zhapa kërkoi organizimin e lojërave të dyta Olimpike. Grekët e quajtën Zhapën – Themeluesin e Olimpizmit. Cili ishte qëllimi final i Vangjel Zhapës që synonte organizimin e këtyre Lojërave Olimpike?... Së pari, të realizonte kultivimin dhe forcimin e miqësisë midis popujve të botës. Kësaj do ti përgjigjej jo vetëm miqësia, por edhe bashkëjetesa e rivaliteti i vlerave. Së dyti, sipas grekëve, Zhapa përfytyronte bashkimin e Evropës përmes ringjalljes së Lojërave Olimpike. Në këtë bashkim do të sundojnë fjalët dashuri, paqe dhe miqësi, si dhe mirëqenie. Së treti, dy shekuj përpara Zhapa bëhet misionar i paqes dhe miqësisë ndërmjet popujve. Motoja e tij ishte “Për të gjithë unë jam i përbashkët si një ditë e ndritshme”. Me organizimin dhe financimin e Lojërave Olimpike botërore, Vangjel Zhapa hodhi parullën e bashkimit dhe dashurisë së njerëzimit, kundra luftërave shfarosëse, pro një Evrope të bashkuar, si ajo që jetojmë sot. Përse të heshtet për këtë figure botërore të Filantropisë?... Prof.dr. Meri Lalaj shkruante për Vangjel Zhapën: “Midis intelektualëve lartësohet Vangjel Zhapa, një personalitet kompleks, me vizion të jashtëzakonshëm për kohën, i njëkohësishëm në Rumani, Greqi, dhe Shqipëri, punëtor, i mençur, trim, bujar dhe krenar”. (F.Meksi Labova e Madhe dhe labovitet, f.6. Migjeni 2010). Ndërsa ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i përshëndeti dhe i falënderoi labovitët, bëri fotografi me ta dhe i premtoi se shumë shpejt do të vizitojë Labovën e Zhapës.

Pak biografi

Vangjel Zhapa lindi me 23 gusht të vitit 1800 në Labovë të Madhe, Odrie, Gjirokastër. Deri në moshën 15 vjeçare qëndroi në fshat, mbaroi shkollën fillore dhe mësoi nga e ëma Sotira, nga fisi Meksi, bimët mjekësore të zonës dhe u mor me punë bujqësore. V.Zhapa deri në moshën 30 vjeçare qëndroi në Janinë, duke mbaruar gjimnazin “Zosimea”, mori pjesë në ushtrinë e Ali Pashë Tepelenës dhe luftoi me heroizëm në Revolucionin Grek, për pavarësinë e shtetit helen. Të gjitha këto luftëra e përgatitën V.Zhapën si luftëtar trim, organizator të fuqishëm dhe komandant të zotin. I pakënaqur nga vlerësimet në ushtrinë greke, ku mori edhe pesë plagë, u detyrua të largohet në Rumani, ku fillimisht zë punë në një mulli. Ushtron mjekësinë popullore, fiton emër, shëron gangrenën e vajzës së mbretit të Rumanisë, ku përfiton shumë toka e pyje. Rreth viteve 1835 Vangjel Zhapa studion në Paris për agronomi, shton sipërfaqet e tokave në Broshtein dhe krijon një fermë model. Bëhet aksioner me një shoqëri anglo – siriane, që zbulon naftë në tokat e tij dhe më vonë aksioner në shoqëritë e lundrimit të Rumanisë. I gjithë ky aktivitet, i siguroi pasuri të mëdha dhe i dha mundësi të bëhet një filantrop i dëgjuar në dobi të njerëzimit. Vdiq në moshën 65 vjeçare, në vitin 1865 në Broshtein të Rumanisë.

Testamenti i Vangjel Zhapës mirësi e veçantë botërore

Është shumë domethënëse ligjërata e Vangjel Zhapës “Zoti na fali kaq pasuri, ku dhe bamirësi mund të bëjmë, edhe fëmijë mund të edukojmë me respekt ndaj zotit, si dhe patriotë. Unë si më i madhi që jam, vendosa të mos martohem dhe të bëj më shumë bamirësi.” Këtë mendim kishte edhe Kostandini, pasardhësi i tij! Të dy mbeten beqare të përjetshëm… Pasuria e madhe që krijuan ata, veçanërisht në Rumani, u bë bazë e fuqishme e veprave të bamirësisë së tyre. Kjo erdhi si fryt i mendimit krijues, i metodave përparimtare që përdoren dhe veprimtarisë energjike të tyre. Këtu duket edhe përgatitja e lartë profesionale e Vangjel Zhapës mençuria e tij, që vinte nga geni i mëmës së tij, që ishte nga fisi i dëgjuar Meksi. Vangjeli karakterizohej nga një botë e pasur shpirtërore dhe fisnike ndjenjash. Labovitët e trashëgojnë këtë karakteristikë brez pas brezi. Ato e bënë Vangjel Zhapën ideator në fushën ekonomike. Ai ndihmoi shtetin rumun që të forcohet, edhe me donacionet e dhëna nga ai, dhe nga idetë e këshillat. Shpesh i shprehte princit rumun Jan Kuza, që e vizitonte herë pas here në fermën e tij, ide dhe mendime për realizimin më mirë të reformës agrare, për përmirësimin e ligjeve ekonomike. Sipas Vangjel Zhapës aplikimi i një agrokulture intensive në sipërfaqe të vogla fshatare, në kushte të ekzistencës së mungesës së mekanizmit e të një teknike të dobët dhe të konsumuar, e kishte të domosdoshme reformën dhe zhvillimin modern të zonave rurale. Ai e shpërndau 1/3 e sipërfaqes së tokës fermerëve, duke marrë prodhime të bollshme. Pra, Vangjel Zhapa që në vitet 1840 ishte për rrugën kapitaliste të prodhimit, ndaj dhe iu akordua titulli i lartë “Këshilltar Oborrit të Mbretit të Rumanisë”. Kjo rrugë e pasuroi Vangjel Zhapën. Rruga tjetër e pasurimit ishte ajo e kurimit popullor, që ai, si dhe shumë bashkëfshatarë të tij e kishin në gen. Ai shëroi vajzën e mbretit rumun, duke përfituar sipërfaqe të mëdha tokash dhe pyjesh. Krijimi i një pasurie të tillë i dha mundësinë V. Zhapës të përpilojë një testament të pastër në moshën 60 vjeçare, të kategorizuar në pjesë të veçanta, duke përbërë një mirësi botërore origjinale.

Tradita filantropike “Zhapa”

Është shumë interesant “Testamenti Zhapa” i kategorizuar dhe shpërndarë sipas problemeve dhe veprimtarive njerëzore. Që në parathënie kupton fisnikërinë e Vangjel Zhapës dhe qëllimin e tij për mirësi botërore, krejtësisht të veçantë, një filantropi të lartë në dobi të njerëzimit. Mirëbërsia e tij në “Testamentin Zhapa” vazhdon në financimin e veprave sociale të vendlindjes Labovë, të bashkëfshatarëve të tij labovitë dhe të banorëve të fshatrave të Lunxhërisë, Tepelenës, Delvinës, Dropullit, Çamërisë e të tjerë. Sipas të moshuarit – studiues Vasil Pjetri, vetëm nga krahina e Lunxhërisë kanë përfituar bursa studimi 60 nxënës, nga Testamenti Zhapa; ndërsa nga Labova pothuajse të gjithë nxënësit që mbaronin shkollat në fshat. Deri në vitin 1940 këto fonde kanë ekzistuar, pastaj u ndërprenë. Këto ndihma janë shpërndarë si më poshtë:

•Shkolla “Zappion” Stamboll – 30.000 fr.ari (vazhdojnë)

•Shkolla e Leklit, Tepelenë – 3000 fr.ari

•Shkolla e Derviçanit, Dropull – 1200 fr.ari

•Shkolla e Qeparoit, Himarë – 1000 fr.ari

•Shkolla e Delvinës - 1200 fr.ari

•Shkolla e Nivanit, Zagori - 1200 fr.ari

•Shkolla e Condekutis - 1400 fr.ari

•Shkolla e Filatit, Çamëri- 1400 fr.ari, etj.

shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi