Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët dhe grekët, grekët dhe shqiptarët. Kaq afër por dhe kaq larg Empty Shqiptarët dhe grekët, grekët dhe shqiptarët. Kaq afër por dhe kaq larg

Tue 24 Dec 2013 - 18:18
Shqiptarët dhe grekët, grekët dhe shqiptarët. Kaq afër por dhe kaq larg Greek-albanian-flag-300x155

Κaq afër por dhe kaq larg. Për herë të parë matje paralele e tendencave shoqërore në Greqi dhe në Shqipëri, tregojnë këndvëshrimet e kundërta të opinionit publik të dy vëndeve.

Të premten 20 Dhjetor 2013 u organizua sipmozium për marrdhënjet greko shqiptare nga Programi i Europës Juglindore të ELIAMEP, Institutin Shqiptarë të Marrdhenjeve Ndërkombëtare (AIIS) dhe zyra e Athinës e fondacionit FriedrichEbert.

Νë këtë aktivitet u paraqitën konkluzionet e dy kërkimeve paralele që u bënë në Greqi dhe në Shqipëri, dhe studjuan opinionin e qytetarëve grek për Shqipërinë dhe shqiptarët , si dhe opinionin e qytetarëve shqiptarë për Greqinë dhe grekët.

Është hera e parë që bëhet një studim i tillë dhe disa nga konkluzionet e nxjerrë janë këto:
-Greqia zenë vëndin e parë me 18,5% nga shtetet që shqiptarët konsiderojnë si rrezik për vëndin e tyre. Për grekët Shqipëria nuk konsiderohet fare (0%) rrezik
-Qytetarët grek shprehen se Greqia duhet ti japi më shumë prioritet  zhvillimeve të marrdhënjeve me Serbinë, Turqinë dhe Bullgarinë dhe më pak me Shqipërinë dhe FYROM. Përkundrazi 76% e qytetarëve shqiptarë  konsideron marrdhënjet me Greqinë si të rëndësishme ose tepër të rëndësishme
-55% e grekëve shprehen se marrdhënjet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë përmirësuar vitet e fundit.  35% e shqiptarëve besojnë të njëjtën gjë, kurse 41% e shqiptarëve shprehen se marrdhënjet mes dy vëndeve nuk kanë ndonjë ndryshim.
-41% e grekëve konsiderojnë se çështja që ndikon më shumë në marrëdhënjet shqiptaro-greke është emigracioni dhe emigrantët shqiptarë, 10%  nacionalizmi shqiptarë, 10% minoriteti grek në Shqipëri, 5% çështja e Çamërisë.
- 46% e shqiptarëve konsideron se çështja që ndikon më shumë në marrdhënjet shqiptaro greke është përcaktimi i kufijve detarë mes dy vëndeve. Çëshjta e dytë për shqiptarët me përqindje nga 21%-29% është çështja Çame, 10-25% minoriteti grek në Shqipëri, 19% trajtimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi.
-78% e shqiptarëve konsiderojnë se Shqipëria respekton të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, kurse 65% e grekëve beson të kundërtën
-50% e qytetarëve shqiptarë konsideron se Greqia ndërhyn në punën e brendëshme të Shqipërisë përmes minoritetit Grek në Shqipëri, kurse 45% konsiderojnë se kjo gjë bëhet mes Kryepeshkopit Anastasio
-82% e qytetarëve shqiptarë konsiderojnë se emigrantët shqiptarë në Greqi kanë ndihmuar ekonominë greke.
-51% e qytetarëve grek besojnë se emigrantët shqiptarë në Greqi kanë ndihmuar ekonominë greke, kurse 46% besojnë të kundërtën.
-63% e qytetarëve grek nuk I shohin emigrantët shqiptarë në Greqi si rrezik për Greqinë, kurse 34% e qytetarëve grek I shohin emigrantët shqiptarë në Greqi si rrezik për Greqinë
-56% e shqiptarëve konsiderojnë se Greqia ka ndihmuar Shqipërinë 20 vitet e fundit. 88% e grekëve besojnë të njëjtën gjë.
-46% e shqiptarëve besojnë se Greqia nuk e ka ndihmuar Shqipërinë në proçedurën e integrimit Europian kurse 35% besojnë të kundërtën. 58% e grekëve besojnë se Greqia e ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian
-37% e shqiptarëve besojnë se grekët do mbështesnin integrimin Europian të Shqipërisë kurse 34% beson të kundërtën. 56% e grekëve shohin pozitivisht integrimin Europian të Shqipërisë, kurse 32% negativisht
-39% e shqiptarëve beson se nga marrdhënjet ekonomike mes dy vëndeve ka përfituar më shumë Greqia, kurse 65% e grekëve besojnë se është Shqipëria ajo që ka përfituar më shumë.
-26% e shqiptarëve ka jetuar mbi 2 vite në Greqi, kurse 95%  e grekëve ka njohur personalisht një shqiptarë

Shënim ky studim u realizua nga firma Public Issue për llogari të  ELIAMEP  Nëntorin e vitit 2013. Kur themi x% e shqiptarëve ose e grekëve , bëhet fjalë për përqindjen e të pyeturëve.


Gaston Sanxhaku
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi