Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të papunët, kurse falas për të mësuar zanatin Empty Të papunët, kurse falas për të mësuar zanatin

Wed 25 Dec 2013 - 7:24
Të papunët, kurse falas për të mësuar zanatin Moza-rrobaqepsja-1-320x240
Hiqen tarifat shtetërore të profesionaleve tremujore për rrobaqepës, kuzhinierë, elektricistë

Lorina Mixha

Të papunët, por edhe ata nxënës të cilët nuk kanë shkëlqyer në vitet e tyre të shkollës dhe prindërit që mendojnë se nuk ia vlen të vijojnë ciklet e formimit, kanë mundësi të fitojnë një zanat pa para. Ministria e Mirëqenies Sociale ka vendosur që për vitin e ri 2014 të heqë tarifat që aktualisht qendrat shtetërore vendosin për të gjithë ata të rinj apo të papunë që duhet të mësojnë një zanat. Bëhet fjalë për kurset 2-3-mujore, të cilat deri tani janë paguar me shifra të ulëta, por që kapnin vlera nga 15 mijë lekë deri në 30 mijë lekë të reja apo për profesione të veçanta edhe më shumë. Nga viti i ri, askush nuk do të paguajë më, do të shkojë të regjistrohet pranë qendrave të formimit dhe më pas do të ndjekë kursin duke përjashtuar tarifën për të mësuar zanatin.

Profesionet

Është një listë e gjatë profesionesh, teknikësh, të cilët mund të mësojnë bazat e zanatit që i duhen për t’u “hedhur” menjëherë më pas në tregun e punës nga dy deri në katër muaj.

Më pas, nëse personi kërkon kualifikime apo trajnime të tjera më të specializuara, atëherë do t’u drejtohet qendrave të tjera publike apo private kundrejt pagesës dhe tarifës së vendosur nga institucioni. Bëhet fjalë për zanate si kuzhinierë, kamerierë, elektricistë, parukierë, tornitorë, rrobaqepës, berberë, saldatorë, hidraulikë, elektroautë, axhustatorë.

Ministria e Mirëqenies Sociale i ka marrë parasysh kostot për të vendosur në zbatim këtë projekt, për të sistemuar të gjithë ata që kërkojnë të mësojnë një profesion që kërkohet edhe nga tregu si dhe për të nxitur të gjithë të papunët që nuk janë arsimuar dhe kërkojnë të gjejnë një vend në tregun e punës.

Vendimi i ministrisë ka marrë aprovimin e Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe nis zbatimin vitin e ardhshëm. Kostot për të përmbushur një projekt të tillë janë parashikuar nga ministria dhe janë përfshirë në buxhetin e vitit 2014 që qeveria i ka akorduar Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Vendimi

Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, vendimi bën fjalë për heqjen e tarifës për kurset e formimit profesional, duke filluar nga janari. Ata që duan të bëjnë një kurs 2-3-mujor për të marrë një zanat, tani s’do paguajnë asnjë lek, bëhet falas, ndërsa më parë paguanin një tarifë të caktuar.

Të papunët kanë një mundësi më shumë për të marrë një “zanat” duke u trajnuar në qendrat e formimit profesional, që më pas ta vënë në zbatim për të gjetur punë.

Përparësi për të përfituar nga kjo heqje e tarifës do të kenë gratë, vajzat, të rinjtë, komuniteti rom, grupet vulnerabël të shoqërisë. Do t’u jepet akses të gjithë atyre që s’kanë mundësi financiare për të paguar kurset e trajnimit.

Bëhet fjalë për profesione si tornitorë, berberë, rrobaqepës, kuzhinierë, saldatorë, hidraulikë, elektricistë.

Javën e ardhshme, ministri Erion Veliaj do të nënshkruajë një marrëveshje me Shoqatën e Bankave, për të mundësuar që studentët të bëjnë praktikën mësimore pranë institucioneve bankare, sipas sistemit dual gjerman. Ky sistem pritet të përfshihet në vendin tonë bashkë në një kohë kur do të nisë zbatimi i reformës në arsimin profesional.



Të dhënat



Vendimi

Ministria e Mirëqenies ka vendosur të zerojë të gjitha tarifat që paguhen sot nga të papunët dhe të rinjtë për të ndjekur kurset profesionale



Profesionet

Bëhet fjalë për profesione si tornitorë, berberë, rrobaqepës, kuzhinierë, saldatorë, hidraulikë, elektricistë dhe të tjera që mund të përvetësohen brenda një kohe të shkurtër



Kategoritë

Përparësi për të përfituar nga kjo heqje e tarifës do të kenë gratë, vajzat, të rinjtë, komuniteti rom, grupet vulnerabël të shoqërisë

gazeta-shqip.
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Të papunët, kurse falas për të mësuar zanatin Empty Re: Të papunët, kurse falas për të mësuar zanatin

Wed 25 Dec 2013 - 19:40
Nje ndihme shume e mire per zhvillimin ekonomik dhe ndihmon qe mund ti jepet kujdo..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi