Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Pushimet dimërore brenda Shqipërisë

prej Fri 27 Dec 2013 - 5:38

Natyrisht, për çfarë mund të flitet tjetër dimrit përveçse, se ku janë vendet më të bukura për të shkuar e për t’iu gëzuar dëborës.

Revistat turistike na sugjerojne shume vende te tilla. Juglindja dhe verilindja e Shqipërisë, po bëhen së fundmi destinacioni i synuar fort, pas ndërtimit të hoteleve dhe fshatrave turistikë modernë.

Korça

Dardha dhe Voskopoja janë dy prej fshatrave më të bukur dimërorë ku çdokush e çon mendjen vetvetiu kur mendon për dëborën. E kush nuk eshte mrekulluar nga kuzhina e veçantë, zahiretë e pafundme të dimrit dhe byrekët e mrekullueshëm, gatuar nga amvisat dardhare e voskopojare.
Por, atje mund te gjesh dhe kënaqësinë e skive në pista ndoshta jo fort të pajisura me komoditetin e resorteve të mëdha por që gjithsesi do t’ju falin kënaqësi.

Dajti

Nëse jeni për një një fundjavë komode, Dajti është destinacioni më i afërt me kryeqytetin. Me një shëtitje bardhoshe me teleferik, një lojë në dëborë, një shëtitje me kuaj apo edhe thjesht ecje përgjatë shtigjeve të Dajtit, do ta bëjnë ditën tuaj më të bukur e më të shëndetshme.

Malësitë e Elbasanit

Ruajnë në gjirin e tyre mjaft fshatra që kohët e fundit po zhvillojnë më së miri ofertën e tyre dimërore. Zona e Shpatit, me qendër komunën Gjinar dhe Stebleva pret turistë edhe në stinën e dimrit, duke u ofruar atyre më të mirën e mikpritjes, kuzhinës dhe sidomos natyrës së mrekullueshme që rrethon zonën.

Parku kombëtar i Llogorasë

Ngrohtësia e shtëpive alpine, mishi qengjit në hell, lojrat e ndryshme në dëborë, por sidomos pamja e sorkadheve aq miqësore, do të bënte të lumtur çdo fëmijë që do të shkonte për fundjavë në Llogora. Për ata që duan të guxojnë pak më shumë, Majat e malit të Çikës, janë një sfidë për ngjitje, një nismë që do t’ju falë ndër të tjera edhe kënaqësinë e shijimit të panoramës mahnitëse të Jonit.

Shkodra

Shkodra përfshin një numër të madh setinacionesh dimërore ndër të cilat mund të shkëpusim dy të tilla që janë të përshtatshme për familjarët. Puka, një qytet i këndshëm rrethuar me pyje, është plotësisht e arritshme në dimër. Dhe Razma kumund te beni gjithashtu ski. Por, nëse keni vendosur të hidheni drejt një aventure me sasi më të mëdha adrenaline sesa thjesht një lojë në dëborë apo ski të kujdesshme në pista të ndërtuara, ju mund të viheni në kërkim të kësaj aventure në të gjitha malet e Shqipërisë. / Top Channel


Pushimet dimërore brenda Shqipërisë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi