Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Racizmi ndaj shqiptarëve, politikanët grekë dhe italianë në qendër të kritikave Empty Racizmi ndaj shqiptarëve, politikanët grekë dhe italianë në qendër të kritikave

Fri 27 Dec 2013 - 20:50
Racizmi ndaj shqiptarëve, politikanët grekë dhe italianë në qendër të kritikave Pensionet-ne-ITALIDiskriminimi që u bëhet shqiptarëve nga vendet, ku kanë emigruar ka qenë në qendër të medieve të huaja. Në qendër të kritikave kanë qenë edhe dy politikanë, nga vendet fqinje, Italia dhe Greqia, të cilët kanë ofenduar dhe diskriminuar emigrantët shqiptarë. Njëri nga politikanët, i cili ka shfaqje raciste kundër shqiptarëve, është arrestuar. Deputeti i Agimit të Artë, Jason Bibby, në Janinë, dhunoi tri vajza shqiptare, në një stacion të policisë së Janinës. Më momentin e arrestimit Jason Bibby u kap me një "Xhip", me targa të rreme. Gjatë dëshmisë studentet kanë treguar se, Bibby kishte shkuar me nxitim drejt tyre dhe i kishte goditur me njërën dorë, ndërsa me dorën tjetër ia kishte vënë prangat.

Pikëpamjet raciste deputeti i kishte shfaqur edhe në revistën “Options” të Janinës. Por, gjatë dëshmisë para gjykatës deputeti grek ka thënë se, "askush nuk guxon të fyejë dhe të poshtërojë historinë greke të grekëve, që kurrë nuk iu dorëzuam zgjedhës turke". Ai gjithashtu edhe pse ishte para drejtësisë e ka shfaqur racizmin ndaj shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij ai ofendoi dëshmitaret, të cilat po raportonin për incidentin. Deputeti grek iu drejtua me këto fjalë studenteve shqiptare: “këto gra përfaqësojnë të këqijtë shqiptarë, një brez që varfëroi grekët”. Forcat e Agimit të Artë në Janinë kanë arrestuar dhe deportuar punëtorët shqiptarë për deklaratat fyese dhe provokative kundër njësisë elite speciale të policisë greke Ekam-OPKE. Apeli i fundit që i erdhi Greqisë nga “Human Rights Watch” ishte ai i 3 dhjetorit të këtij viti, ku organizata që monitoron të drejtat e njeriut, u bën thirrje organizmave qeveritare t’i trajtojnë me dinjitet të huajt që jetojnë në vendin e tyre.

Ndërsa në qendër të kritikave për racizëm ndaj shqiptarëve ka qenë edhe politikani italian Alessandro Morelli, udhëheqës i Lidhjes Veriore në këshillin e qytetit të Milanos. Shumë kritika kanë ardhur drejt tij, jo vetëm nga shoqëria civile por, edhe nga politikanët, të cilët janë shprehur të zhgënjyer nga sjellja e tij. Ai ka kërkuar që emigrantët shqiptarë të bëjnë punë të detyruar, për të shlyer kujdesin që u është dhënë prej vitesh. Këto fjalë ai i tha gjatë një interviste në radion “Padania” dhe në “Facebook”. Nga ana tjtëtër ka pasur shumë komentues, të cilët janë zhgënjyer nga Morelli. Komentuesit shprehen se, politikani italian është shumë larg maturisë dhe po propozon zgjidhje për të varfëritë në mënyrë mesjetare. Në Itali, përveç Lega Nord, ka edhe parti të tjera ekstremiste që kërkojnë largimin e menjëhershëm të shqiptarëve, duke i cilësuar ata problemin e vetëm për të gjitha të ligat që i ndodhin kombit të tyre.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi