Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 21428
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Skandali i korrupsionit në Turqi

prej Sat 28 Dec 2013 - 18:33


Në mesin e skandalit të korrupsionit që ka tronditur vendin, ushtria e fuqishme turke deklaron se nuk do të përfshihet në “konflikte politike”.

Kriza e detyroi kryeministrin Recep Tayip Erdogan të riorganizonte kabinetin qeveritar pas dorëheqjes së tre ministrave, djemtë e të cilëve ishin në mesin e dhjetëra të arrestuarve për mitmarrje.

Skandali pati ndikim edhe tek lira turke, duke sjellë një rënie të ndjeshme të saj kundrejt dollarit amerikan.

Deklarata e ushtrisë, e postuar në faqen e saj të internetit, ishte përgjigje e spekulimeve në media se pas gjithë kësaj situate mund të fshihet një përpjekje për grusht shteti.

“Forcat e armatosura turke nuk duan të përfshihen në debatet politike. Por nga ana tjetër do t’i ndjekin me shumë kujdes zhvillimet në vend, sidomos në raport me identitetin dhe pozicionin ligjor të pjesëtarëve të saj”, thuhet në deklaratë.

Turqia ka një histori të gjatë marrjesh me forcë të pushtetit nga ana e ushtrisë, por fuqia e kësaj të fundit është reduktuar përgjatë një dekade të Erdoganit në pushtet. Kreu i ekzekutivit zëvendësoi një ditë më parë 10 ministra apo gjysmën e kabinetit.

"Disa prej ministrave kanë kërkuar të japin dorëheqjen për shkak të zhvillimeve të tanishme, disa të tjerë u larguan pasi do të garojnë në zgjedhjet vendore. Disa nga ndryshimet u bënë me kërkesën time”, sqaroi ai.

Ndërkohë, protestuesit anti-qeveritare dolën në rrugët e disa qyteteve të vendit, me kerkesën drejtuar qeverisë që të ndërmarrë ndryshime rrënjësore, ose të japë dorëheqjen e tëra.

Kritikët e akuzojnë zotin Erdogan se po bëhet gjithnjë e më autoritar, por partia e tij ka fituar tre zgjedhje të njëpasnjëshme që nga viti 2002. / Top Channel


Skandali i korrupsionit në Turqi 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi