Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Lazarati, në 10 historitë më të lexuara

prej Mon 30 Dec 2013 - 19:28
Lazarati, në 10 historitë më të lexuara Lazarat_08_15_2013“The Global Post” ka renditur 10 historitë më të lexuar në vitin 2013. Ndër historitë më të lexuara ka qene edhe Lazarati, fshati i cili ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2013-të nga shumë media botërore dhe duket se jo pa qëllim. Fshati “rebel” i Gjirokastrës përbën interes për lexuesin botëror. “Global Post” ka publikuar 10 historitë më të lexuara të saj gjatë vitit 2013-të, dhe “kryeqyteti europian i marijuanës nuk është Amsterdami” është i dyti në radhë si artikulli më i lexuar.

Lazarati, shkruan “Global Post”, është i njohur si kryeqyteti i drogës në Shqipëri, famëkeq për kanabisin dhe mosbindjen. “Nga vjeljet vjetore fitohen pothuajse 6 miliardë dollarë, sipas policisë italiane. Edhe pse autoritetet vendore e kundërshtojnë këtë shifër, ata pranojnë se prodhimi i marijuanës po lulëzon”, – shkruan ‘Global Post’.

10 historitë më të lexuar në vitin 2013

1-Kina mbyll me emergjencë qytetin me 11 milionë banorë për shkak të smogut dhe ajrit të papastër

2-Kryeqyteti i Europës për marijuanën nuk është Amsterdami

3-Shtatë grafikët që aprovuan se SHBA-të dështuan në nismat e tyre

4-Brenda në Shtetet e Bashkuara (Kjo është satirë. Edhe pse lajmi është i vërtetë, sepse gazetarët bëjnë më shumë raportime për jashtë sesa për ngjarjet aktuale që ndodhin brenda SHBA-ve)

5-Obama tregon se Putini është i shqetësuar në lidhje me armët kimike siriane

6-Diplomat i lartë holandez rrihet në Rusi

7-Japonia miraton ligjin për mbrojtjen e sekretit shtetëror

8-Kina përparon në lidhje me sistemin kërkimore të qelizave burimore, Japonia e miraton me gjyq nisën e ndërmarrë nga Kina për zhvillimin e qeliza burimore

9-Vajza 9-vjeçare në Meksikë bëhet nënë, lind fëmijë me një 17-vjeçar

10- Kisha Baptiste në SHBA “Westboro” kërcënon të rrethojnë funeralin e të vrarëve gjatë maratonës në Boston.

/Shekulli Online/ E.L./


Lazarati, në 10 historitë më të lexuara Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi