Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Asistenca, vendimi që përjashton shqiptarët

prej Mon 30 Dec 2013 - 20:33
  • Zbardhet dokumenti. Urdhëresa e re e qeverisë greke u jep asistencë familjare vetëm atyre që i kanë fëmijët me pasaportë greke dhe jo shumicës së emigrantëve

Asistenca, vendimi që përjashton shqiptarët U3_emigrimi
Ira Londo

-Shqiptarët në Greqi përjashtohen nga asistenca familjare. Sipas “Plus, gazeta e Athinës”, përmes procedurave të reja shqiptarët janë përjashtuar nga asistenca në vendin fqinj. Më në fund zbulojmë vendimin ku bazohen nëpunësit e OGA (Entit të Siguracioneve Bujqësore), për të përjashtuar lehtë e bukur shqiptarët emigrantë, nga asistenca familjare A21. Kaluan muaj të tërë, madje disa prej jush e keni marrë edhe këstin e parë, për të zbuluar se çfarë fshihet në të vërtet, pas refuzimit këmbëngulës të nëpunësve. Në njësinë qendrore të OGA, në rrugën “Averof” 7, ku detyrimisht drejtohen të gjithë banorët e Atikës e zonave të afërta, radha është pafund.

Çdo ditë aparatura në hyrje lejon deri në 250 numra, për t’ju shërbyer të interesuarve për procedurën. Pa ekzagjerim, numrat mbarojnë e shumta deri në orën 10.00 (në 08.30 hapet zyra). E megjithatë, deri në orën 14.30 salla është e mbushur me njerëz. Nuk janë vetëm të huaj, mes tyre ka mjaft grekë. Sepse procedura e re e sivjetshme ka shumë pikëpyetje nga të gjithë, ndërkohë që dhe shlyerja nga shteti grek vonon pa masë. Por kjo nuk ka rëndësi, nëse e përfiton, një moment, akoma dhe muajt e parë të vitit 2014, shuma do të depozitohet në llogarinë bankare. Çfarë duhet të zbulonim ka lidhje me vendimin, sipas të cilit, shtetasit e vendeve të treta nuk përfshihen në vendimin e ri të asistencave. Në sallën pritëse shqiptarët reagojnë të indinjuar, madje disa prej tyre guxojnë të flasin me ton të lartë. Unë paguaj gjithë taksat! –thotë një prej tyre. Tjetri i kërkon nëpunësit ku e ka vendimin. Nëpunësi, nga ana e tij gjithashtu mjaft i indinjuar (ç’e gjeti me këta emigrantët nëpër këmbë, pse s’venë andej nga erdhën!!!) i tregon vërtetimin. Por është i njëjti me atë që kemi vendosur në gazetë, fjalë për fjalë, si në greqisht dhe në shqip. Në asnjë kënd, cep, pikëpresje, nuk përjashtohet askush. Përkundrazi, thotë se kusht bazë është qëndrimi ligjor 10-vjeçar në Greqi, që vërtetohet nga deklaratat tatimore të fundit. Përveç kësaj, ka familje shqiptare, me dokumente si emigrantë (jo minoritarë) që e kanë marrë një shumë. Një ngatërresë e tërë.

Të cilës i jep fund përgjegjësja e zyrës, E.P. në një bisedë pa kasetofon, pa leje zyrtare, por më tepër se sqarues. Menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të Vendimit Ministror për Asistencën Familjare të OGA 27 publikohet një reformë e vendimit ministror me nr 27/.15239/645/16.5.2013, në fletoren zyrtare e gjeni me kodin (??? ?'3180), me titull “Përcaktim i procedurës për asistencën e përgjithshme familjare etj.” e ministrive të Ekonomisë dhe Punës, Sigurimit Shoqëror dhe Ndihmës Sociale. Konkretisht, në paragrafët e nenit 2, ky vendim i ri ministror përcakton dhe përfituesit si më poshtë: 2. Përveç sa më sipër, sipas kategorisë së përfituesit kërkohen fotokopje të sigluara të: -Dokument i qëndrimit të ligjshëm për shtetas të vendeve të BE-së -Letërnjoftim i posaçëm për homogjenët, omogjenët e huaj (minoritarët). -Leje qëndrimi për shtetasit e vendeve të treta nga zona europiane e shteteve si Zvicra, si dhe shtetas të vendeve të tjera jashtë BE-së, europiane, që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi dhe janë prindër të fëmijëve me shtetësi greke. -Letërnjoftim i posaçëm për shtetas të huaj azilantë politik, refugjatë, të cilët kanë përfituar këtë status.

-Letërnjoftim i posaçëm për qëndrimin e shtetasit të huaj i njohur me statusin e refugjatit, ose për sa nuk kanë statusin e refugjatit por janë pajisur me leje qëndrimi për arsye humanitare. Siç e vini re më sipër dhe në foto, vendimi i ri përcaktues kufizon gamën e përfituesve, duke lejuar shtetasit e vendeve të treta të marrin asistencën vetëm në rast se fëmijët e tyre janë pajisur me pasaportën greke.shekulli.


Asistenca, vendimi që përjashton shqiptarët Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi