Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Aksident i rëndë me ski, Shumaher mbijeton vetëm nga helmeta

prej Tue 31 Dec 2013 - 12:19
Ish-piloti i Formula 1 u rrëzua dhe përplasi kokën në një gur
Aksident i rëndë me ski, Shumaher mbijeton vetëm nga helmeta Aksidenti-i-Shumakerit-duke-bere-ski-320x151
Helmeta i ka shpëtuar jetën ish-pilotit të Formula 1, Mikael Shumaher, i cili është shtruar dje me urgjencë në spital pas një aksidenti që i ndodhi duke bërë ski në alpet franceze. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 gjendej në Maribel, Francë, për pushime bashkë me familjen e tij, kur ka pësuar këtë aksident të frikshëm që ka sjellë transportimin e tij urgjent me helikopter fillimisht në spitalin e zonës, e më pas në atë të Grenoble, pasi situata ishte mjaft shqetësuese.

Nga detajet e publikuara në media të ndryshme, Shumaher dhe djali i tij 14-vjeçar po bënin ski në momentin kur ish-piloti ka dalë nga pista dhe është rrëzuar duke përplasur kokën në një gur. “Mikael është rrëzuar gjatë një udhëtimi privat për ski në alpet franceze duke përplasur kokën. Ai gjendet në spital nën kontrollin e mjekëve specialistë”, ishte konfirmimi që erdhi pas pak kohësh nga vetë zëdhënësja e ish-pilotit, Sabine Kehm. “Ai mbante një helmetë dhe nuk ishte vetëm në momentin kur ndodhi ngjarja”.

Sipas policisë lokale dhe shërbimit të emergjencës malore të zonës, incidenti ka ndodhur mes orës 11:00 e 11:15 dhe në orën 11:53, Shumaher u dërgua në spitalin e Albertvill, Mutier. Por rreth orës 12:45, ai u zhvendos për në spitalin e Grenoble, pasi dëmtimi i tij ishte më shqetësues sesa mendohej. Policia atje rrethoi menjëherë spitalin, duke mos lejuar mediat dhe kureshtarët të afroheshin në repartin ku është shtruar Shumaher, ndërsa të gjithë janë në pritje të raportit mjekësor përfundimtar për të mësuar se sa serioze është situata, edhe pse për momentin, duket se dëmtimet e marra nuk përbëjnë rrezik për jetën.

“Ishte i tronditur, por i ndërgjegjshëm. Mbante një helmetë kur përplasi kokën në një gur”, ishte konfirmimi që erdhi nga Kristof Gerninjon-Lekomt, drejtori i resortit të skive ku ndodhi ky aksident. Ndërkohë, korrespondentët e BBC-së konfirmuan nga burime pranë stafit të ish-pilotit, se të gjithë ishin të ndërgjegjshëm që plagët e marra nuk ishin shqetësuese dhe për këtë duhej falënderuar helmeta që mbante në kokë, pasi ajo praktikisht i ka shpëtuar jetën në momentin e përplasjes.

Në spitalin e Grenoble, dje ka shkuar edhe mjeku i njohur Gerard Sailant, një mik i tij dhe i Zhan Tod, ish-shefit të pilotit gjerman te Ferrari. Sailant është një ekspert për dëmtimet në tru dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa ishte pikërisht ai që mbikëqyri dëmtimin e pilotit gjerman në vitin 1999, kur ky i fundit theu këmbën gjatë Çmimit të Madh të Silverston.gazeta-shqip.


Aksident i rëndë me ski, Shumaher mbijeton vetëm nga helmeta Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi