Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Njerëzit bëjnë gjueti si peshkaqenët dhe speciet e tjera

prej Tue 31 Dec 2013 - 13:46
Studimi

  • Zbulohet lloji i ecjes që përdorin njerëzit gjatë gjuetisë, është e njëjtë me atë të kafshëve dhe specieve të tjera dhe mund të ndihmojë në kuptimin e procesit të evolucionit

Njerëzit bëjnë gjueti si peshkaqenët dhe speciet e tjera Gjueti-320x280
Gjuetarët kërkojnë për ushqim në të njëjtën mënyrë si kafshët, përfshirë këtu edhe peshkaqenët dhe bletët.

Fisi Hadza, një prej komuniteteve gjuetare më të mëdha në Afrikë, gjuan për ushqim sipas mënyrës së përshkruar matematikisht me një formë të quajtur ecja Levi.

Modeli u gjet në lëvizjet e shumë prej kafshëve, por është hera e parë që është zbuluar se përputhet me rrugën që bëjnë njerëzit gjatë gjuetisë.

Ecja Levi është e natyrshme te kafshët, ashtu sikurse është raporti i artë fi te bimët dhe natyra. Tani një studim i ri nga Universiteti i Arizonës, i drejtuar nga antropologu David Raichlen, ka zbuluar se ai mund të jetë aplikuar nga fisi Hadza në Tanzani.

“Shkencëtarët kanë qenë të interesuar në ecjen karakteristike të kafshëve që kërkojnë ushqim, ndaj ne vendosëm të shohim nëse ekziston kjo ecje edhe te gjuetarët”, u shpreh profesor Raichlen.

Fisi Hadza është një prej grupeve të fundit në tokë që akoma gjuan me metoda tradicionale. Sipas profesorit që udhëhoqi studimin, nëse duam të kuptojmë lëvizjet që bëjnë gjuetarët, atëherë ky fis është më i përshtatshmi.

Për eksperimentin e studimit, anëtarët e fisit mbajtën me vete lokalizues GPS, që gjurmuan lëvizjet e tyre gjatë udhëtimit të gjuetisë.

Çfarë është ecja Levi?
Njerëzit bëjnë gjueti si peshkaqenët dhe speciet e tjera Gjueti-2-320x213
Ecja Levi përfshin një seri lëvizjesh të shkurtra në një zonë dhe më pas një udhëtim të gjatë në një zonë tjetër. Përkufizimi vjen nga lidhja matematikore me teorinë e kaosit dhe është i dobishëm në situatat e fenomeneve natyrore të rastit. Shembujt përfshinë analiza të tërmeteve, aplikacioneve në astronomi, biologji dhe fizikë.

Kur peshkaqenët dhe grabitqarë të tjerë të oqeanit nuk mund të gjejnë ushqim, ata fillojnë të bëjnë lëvizje të përziera të trajektoreve të shkurtra dhe atyre të gjata, pra ecjen Levi.

Kërkuesit kishin analizuar më parë rreth 12 milionë lëvizje të regjistruara gjatë 5700 ditëve në 14 grabitqarë të oqeanit Atlantik dhe Paqësor.

Edhe zogjtë dhe shpendë të tjerë ndiqnin fluturimet Levi kur kërkonin për ushqim. Të dhënat e përfituara nga GPS-të e montuara tek anëtarët e fisit Hadza, treguan se mes shumë lëvizjeve që këta bënin, mbizotëruesja ishte lëvizja që e bënin edhe shumë kafshë gjatë gjuetisë.

Brian Ud (Uood), një antropolog në Universitetin Jeill, i cili ka bashkëpunuar me fisin Hadza që prej vitit 2004 dhe është bashkautor i studimit, tha: “Hasja e kësaj forme gjuetie te fisi Hadza, ashtu si te disa specie të tjera, na tregon se një model i tillë është rezultat i strategjive të përgjithshme të gjuetisë që shumë specie e kanë adaptuar.”

Përshkrimi i lëvizjeve njerëzore mund t’i ndihmojë antropologët të kuptojnë sesi njerëzit kanë transportuar lëndë të para në të shkuarën.

Profesor Raichlen u shpreh: “Ne mund t’i përdorim këto lloj lëvizjesh karakteristike për njeriun dhe kafshët për të zbuluar mënyrën e jetesës në të shkuarën te paraardhësit tanë”.

Kjo lloj ecje e gjetur edhe te specie të ndryshme mund të jetë një faktor i rëndësishëm që do të ndihmojë në kuptimin më të mirë të procesit të historisë së evolucionit.

Ecja Levi nuk është e kufizuar vetëm në kërkimin e ushqimit. Studimet kanë treguar se njerëzit ndonjëherë e ndjekin këtë lloj ecje edhe kur enden nëpër vende të ndryshme dhe mund të përdoret gjithashtu në planifikimin e qyteteve. Profesor Raichlen tha se shumica e njerëzve e përdorin ecjen Levi gjatë lëvizjeve të përditshme.
Njerëzit bëjnë gjueti si peshkaqenët dhe speciet e tjera Gjueti-1-320x292
Çfarë bëni në një ditë normale? Shkoni në punë dhe ktheheni, ecni në distanca të shkurtra rreth shtëpisë? Kurdo që bëni ndonjë ecje me hapa të shkurtër në një zonë të caktuar dhe pastaj bëni hapa të gjatë për të arritur në një zonë tjetër, kjo konsiderohet si ecja Levi.

Kërkuesit shpresojnë të kryhen studime të tjera për të kuptuar arsyet e përdorimit të kësaj lloj ecjeje, edhe kur ecja diktohet nga burimet shpërqendruese të mjedisit.

Herman Pontzer, një anëtar i skuadrës kërkuese dhe një antropolog në Kolegjin e Gjuetarëve në Nju Jork, tha: “Jemi shumë të interesuar në studimin e bërë dhe se përse fisi Hadza e përdor këtë formë të ecuri gjatë gjuetisë. Kjo tregon shumë për strategjinë e tyre të gjuetisë dhe arsyen përse ecja Levi mbizotëron mbi të tjerat.”

Profesor Ud, nga ana e tij, u shpreh: “Ne jemi shumë të interesuar të dimë sesi dhe përse kushte të caktuara mjedisi ose veçori individuale ndikojnë te modeli i lëvizjes. Studimi u publikua në revistën amerikane Proceedings of the National Academy of Sciences.gazeta-shqip.


Njerëzit bëjnë gjueti si peshkaqenët dhe speciet e tjera Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi