Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Festa e ndërrimit të viteve në burgun e grave Empty Festa e ndërrimit të viteve në burgun e grave

Tue 31 Dec 2013 - 22:20
Festa e ndërrimit të viteve në burgun e grave BURGU1-450x300Festa e fundvitit pritet ndryshe në burgun e grave. Disa lotojnë për fatin e tyre të keq, që festat i gjejnë serish duke pasur familjarët larg, të kufizuara nga të qenurit të lira. Disa të tjera që lënë pas një pjesë të konsiderueshme të viteve të dënimit, mendojnë se dita e daljes është gjithnjë e më afër, dëshira më e madhe është rifillimi i një jete të re, me të gjithë vështirësitë e sfidat e një ish të burgosure. Irena Ziri është 47 vjeç, e dënuar me 23 vjet, një ndër më të vjetrat në Burgun 325 që prej 14 vitesh shpreh brengën e madhe, fëmijët nuk vijnë ta shohin as për festa.

Ky burg aktualisht ka 59 gra me akuza të ndryshme, duke filluar që nga veprat e lehta e deri tek ato me dënimet më të larta. Por, secila prej tyre përditshmërinë e kalon duke punuar edhe brenda këtij institucioni, 30-vjeçarja Fatbardha Gjoni e dënuar me 12 vjet burg, e cila kalon ditët duke ushtruar parukerinë për gratë e tjera me duart e saj të arta. Secila shpreh pendim për atë çka ka bërë, e me raste festash nuk duan kurrsesi të përmendin gjera të trishtuara, por përkundrazi janë optimiste për të ardhmen që i pret jashtë institucionit të burgut. Numërimi i ditëve është bërë rituali më i zakonshëm për t’i dhënë shpresë e krahë lirisë. Mirela Kasa ndihmon në kuzhinë, ajo jep urimin për të gjitha gratë që ky vit t’i gjejë më të paqta, e të penduara për veprat e kryera e që 2014-a t’i sjellë shëndet e shpresë.

Një ndër më të rejat që është bërë pjesë e këtij institucioni është edhe Fisnike Hyseni, 21-vjeçarja që kohen më të madhe e kalon në rrobaqepësi, duke qepur jo vetëm për vetë, por edhe për shoqet. Historitë e tyre janë të ndryshme, njëra më e trishtë se tjetra, por të gjitha i përfshin një lajtmotiv, pendesa. Liljana Boro është 48-vjeçarja që ka në supet e saj një dënim prej 25 vitesh. Ditët e tyre janë monotone, me shpresën se e nesërmja do të jetë ndryshe. Count-Down-i është rraskapitës për disa nga gratë, ditët e takimit janë ato që mezi priten, me zemra të thyera edhe në këto ditë të fundit të dhjetorit, lotët në sy për vitet e dënimit janë gjithnjë të pranishme në këtë boshllëk festiv që ato ndjejnë, larg fëmijëve, larg familjes e larg njerëzve të dashur. /V+/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi