Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Atje ku vajzat përdhunohen dhe digjen të gjalla, shënohet viktima e radhës Empty Atje ku vajzat përdhunohen dhe digjen të gjalla, shënohet viktima e radhës

Thu 2 Jan 2014 - 23:23
Atje ku vajzat përdhunohen dhe digjen të gjalla, shënohet viktima e radhës Girl1Atje ku vajzat përdhunohen dhe digjen të gjalla, shënohet viktima e radhës Girl
INDI - Një vajzë 16-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është djegur nga anëtarët e një bande, të cilët më herrët e kishin përdhunuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat pranë Kalkutës, ku një 16-vjeçare ishte rrëmbyer nga një bandë prej 6 personash në tetor të vitit 2013 dhe ishte përdhunuar. Mësohet se banditët kanë pasur lidhje me partinë në pushtet.

Nga raportimet e familjarëve ata kishin marrë kërcënime më herrët, se nëse vazhdonin akuzat ndaj tyre do t’i vrisnin të gjithë. Por familja e vajzës kishte vazhduar të denonconte grupin e përdhunuesve.

Mësohet se policia ka arrestuar grupin, i cili akuzohet për përdhunimin dhe djegien e adoleshentes. Mjekët bëjnë të ditur se vajzës i ishte vënë flaka më 23 dhjetor dhe vdiq nga plagët e marra në prag të Vitit të Ri . Mjekët thanë se viktima kishte rreth 40 për qind të trupit të djegur dhe kishte pësuar dëme të rënda në fyt dhe në fytyrë, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen.

Fillimisht u tha që vajza ishte djegur vetë, por më pas u zbulua se dy nga agresorët, të cilët e kishin përdhunuar i kishin derdhur vajguri në trup dhe më pas i vunë flakën. Mjekët gjithashtu kanë thënë se vajza ishte shtatzënë kur ajo vdiq.

Ngjarja e rëndë ka sjellë protesta në të gjithë Kalkutan, ku protestuesit thanë se asgjë nuk ka ndryshuar në vend që nga vdekja e një studenteje, e cila u përdhunua në një autobus Delhi vitin e kaluar. Sipas një organizate të të drejtave të grave këto banda mbrohen nga shteti, sepse ata nuk dënohen për viktimat që kanë shkaktuar.

/Shekulli Online/ E.L./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Atje ku vajzat përdhunohen dhe digjen të gjalla, shënohet viktima e radhës Empty Re: Atje ku vajzat përdhunohen dhe digjen të gjalla, shënohet viktima e radhës

Fri 3 Jan 2014 - 20:25
Dhunimi brutal i të miturës, protesta masive

Vajza që u nda nga jeta në spital tre ditë më parë në Indi si pasojë e plagëve të rënda që kishte marre nga djegiet në trup, ishte 12 vjec, bejne te ditur mediat.

Ngjarja e rende e dhunes seksuale dhe vrasjejs se te mitures ne Indi ka shkaktuar prostesta qe perfshine mijera persona ne rruget e Kalkutes, kundra dhunes ndaj femrave.

Babai i te mitures, kishte kerkuar nje ceremoni publike, por autoritetet nuk e lejuan. Me 25 tetor, mbi te ishte ushtruar dhune seksuale nga nje grup djemsh, te cilet perseriten aktin nje dite me pas, kur mesuan per denoncimin qe ajo kishte bere ndaj tyre. Me pas kishte marre kercenime per jeten.

Me 23 dhjetor, ajo u shtrua ne spital per shkak te plageve te renda ne te gjithe trupin, kur shtepia e saj u perfshi nga flaket, fillimisht sipas mediave, nje zjarr misterioz, i menduar si nje tentavive vetvrasjeje. Por para se te ndahej nga jeta, vajza kishte rrefyer serish per agresoret e saj, duke thene se ata i kishin hedhur benzine dhe me pas vene flaken. Policia arrestoi me 26 dhjetor dy prej tyre. Fillimisht ishte menduar se vajza ishte 16 vjeç, por me pas mediat vendase zbuluan se do te mbushte 13 muajin e ardhshem dhe se ishte shtatzene.

Testi i ADN eshte duke iu bere pjesetareve te grupit. Pese muaj me pare, babai i saj kishte vendosur te transferohej ne qytezen prane Kalkutes, per t'i siguruar nje shkollim me te mire. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi