Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Dënimet brutale në Korenë e Veriut

prej Fri 3 Jan 2014 - 19:30
Dënimet brutale në Korenë e Veriut Kim-jonguDiktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un raportohet të ketë dhënë dënimin më brutal në historinë e këtij vendi për burrin e hallës së tij.

Thuhet se Kim Jong Un-i urdhëroi që burri i hallës së tij të mbyllej në një qeli me 120 qen të egër, të cilët e bënë copash fatkeqin, Jang Song Thaek-un.

Ai, së bashku me gjashtë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, iu nënshtruan një dënimi barbar. Sipas raportimeve nga Kina, 6 disidentët u burgosën të zhveshur së bashku me 120 qen të egër, të cilët i hëngrën të gjallë.

Diktatori Kim Jong Un e akuzoi burrin e hallës së tij për komplot dhe korrupsion. Jang Song Thaek-u ishte dikur njeriu i dytë më i fuqishëm në Korenë e Veriut.

Edhe pse dënimi kapital parashikon pushkatim në vendin komunist, dënimi i Jang Song Thaek-un është padyshim më i egri që është aplikuar ndonjëherë në Korenë e Veriut.

Më herët u raportua se Kim Jong Un-i kishte qenë i dehur kur urdhëroi dënimet me vdekje të gjashtë “disidentëve”. Këtë lajm e publikoi fillimisht një gazetë japoneze, e cila citonte një burim koreanoverior.

/Shekulli Online/E.D./


Dënimet brutale në Korenë e Veriut Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi