Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Stuhi dëbore në SHBA, 13 të vdekur

prej Sat 4 Jan 2014 - 12:45
Stuhi dëbore në SHBA, 13 të vdekur 140103101051-winter-weather-0103-16-horizontal-galleryStuhi dëbore në SHBA, 13 të vdekur 140103154833-01-winter-weather-0103-restricted-horizontal-galleryStuhi dëbore në SHBA, 13 të vdekur 140103141208-winter-weather-0103-27-horizontal-galleryBanorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara u zgjuan dje nën një shtresë bore që ka penguar trafikun, ka detyruar mbylljet e shkollave dhe shumë bizneseve.

Zyrtarët thonë se të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e stuhisë që përfshiu pjesën veriore të brigjeve të Atlantikut.

Megjithëse reshjet e borës janë ndërprerë, por temperaturat vazhdojnë të jenë tepër të ulëta. Era e acartë që ka përfshirë rajonin ka sjellë temperatura deri në -20 gradë celsius, duke bërë që Shërbimi Kombëtar i Motit të këshillojë njerëzit që ndodhen në mjedise të hapura të ruhen nga ngrirja.

Pjesa veriore e vendit ka temperatura deri në -41 gradë celsius. Stuhia ka shkaktuar anulimin e mijëra fluturimeve, ndërkohë guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Stuhi dëbore në SHBA, 13 të vdekur 140103141218-winter-weather-0103-28-horizontal-galleryStuhi dëbore në SHBA, 13 të vdekur 140103214343-01-winter-weather-0103-horizontal-gallery
Shpallet gjendja emergjente

Një stuhi e madhe dimri ka përfshirë ditën e djeshme pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xherrsit kanë shpallur gjendje emergjente dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Pranë qytetit të Bostonit, në Masaçusets, tashmë ka rënë më shumë se gjysmë metri borë.

Në disa rajone janë mbyllur edhe shkollat, pasi pritet që moti të përkeqësohet akoma më shumë në ditët në vijim. Sipas medieve amerikane vendi është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e djeshme dhe pritet që të shtohen reshjet dhe të bien temperaturat. Rrugët të gjitha janë të mbushura me dëborë, ku kalimi është bërë i vështirë për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës. Gjithashtu qendrat për të pastrehët janë mbipopulluar, për shkak të temperaturave të ulëta. Kompanitë ajrore kanë anuluar mbi 2,300 fluturime të enjten, para se të niste stuhia.

/Shekulli Online/ E.L./


Stuhi dëbore në SHBA, 13 të vdekur Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi