Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Gripi?! Mund të shëroheni edhe në shtëpi!

prej Sun 5 Jan 2014 - 15:09
Gripi?! Mund të shëroheni edhe në shtëpi! F1_06-gripi1346958428-300x175Më shumë se 20% e popullsisë kapet nga gripi çdo vit. Ftohjet mund të çojn në infeksione bakteriale, dhe gripet mund të shkaktojn komplikime serioze apo dhe fatale.
Metodat e vetë-kujdesit mund të ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë nëse keni simptoma të ftohtjes dhe të gripit. Këtu keni një pasqyrë për ftohjet dhe gripet të cilat personat e shëndetshëm i përdorin kur ata ndihen keq.

Supë pule
“Në qoftë se gjyshja juaj gjithmonë ju ka thënë se ju duhet të hani supë pule, kur ju jeni të ftohur, sepse do të bëjë të ndjeheni më mirë, pa dyshim qe të dhënat tona e mbështesin atë” thotë Stephen Rennard, MD, Universiteti i Nebraska. Hulumtimi i tij tregon se supa e pulës parandalon qelizat në trup, të quajtura neutrofile, nga rritja e prodhimit të mukozes, si dhe mund të ketë efetk kundër pezmatimit gjatë ftohjes. Prandaj, duke përfshirë supë pule si ilaq gjatë ftohjes ka kuptim shkencor.

Mjaltë
Shumë persona të shëndetshëm shtojn mjaltë në ilaqet për sherim , dhe disa dëshmi tregojnë se kjo mund të jetë e dobishme për simptoma të ftohjes dhe të gripit.
Mentoll
Vicks Vapo Rub gjithashtu bëri listën e preparateve të ilaqeve për ftohje dhe gripe. Mentolli si i laq në moshë të vjeter mund të ndikoj shumë mirë në nervat mbaresore në hundë të mos ju zihet fryma dhe të ju bëj të ndjeheni më pak i dyndur.
Hudhër
Kur simptomat e ftohjes dhe gripit fillojn, shumë anëtarë të shëndetit të përditshem perdorin hudhër. Ata e konsumojnë të grimcuar , të zhytur në ujë të nxehtë , ose në formë kapsule . Hudhra mund të jetë e dobishme në parandalimin e ftohjes . Njerëzit që hanë hudhër kishin më pak se gjysma e numrit të ftohjeve, edhe pse koha e tyre për shërim ishte e ngjashme .
Qaj i gjelbërt
Nëse ju dëshironi të shmangni simptoma të ftohjes dhe gripit, ndoshta një filxhan i çajit të gjelbër do ishte në rregull. Si rezultat, hulumtuesit në Universitetin e Floridës e quajten këtë ilaç ” të sigurt dhe efektiv ” për parandalimin e simptomave të ftohjes dhe të gripit .
Echinacea
Echinacea mund të jetë e dobishme për parandalimin e simptomave të ftohjes dhe të gripit. Echinacea ka reduktuar shanset e zhvillimit të një ftohje me 58% dhe ka zvogëluar kohëzgjatjen e një ftohje për rreth një ditë e gjysmë .
Zink
Ilaqet për ftohje që përmbajnë zink mbeten të diskutueshme, pasi që disa kërkime kanë gjetur se nuk janë efektive kundër ftohjes së zakonshme. Një studim i fundit në Gazetën e sëmundjeve Infektive, ka gjetur se njerëzit të cilët marrin zink kishin një kohëzgjatje më të shkurtër të ftohjes se sa ata që marrin placebo.
Shtojca dietetike
Nëse ju besoni reklamave, atëherë shtojca dietetike është një nga mjetet e të gjitha kohërave për ilaqet e ftohjes. Edhe pse shumë përdorues thonë se funksionon, paratë tuaja mund të jetë më mirë të shpenzohen diku tjetër .
Kumbulla të egra
Një nga ilaqet për ftohje që personat e shëndetshëm cdo ditë kërkojnë jane kumbullat e egra. Ata mund të kenë arsye për të besuar se një reqel nga kumbullat e egra mund të lehtësojë simptomat e ftohjes dhe gripit. Në dy studimet, njerëzit me simptoma të gripit të hershëm që kanë marrë një ekstrakt elderberry kishin më shumë gjasa që të kenë përmirësim ose zgjidhje të simptomave brenda disa ditëve në krahasim me ata që morën placebo .

Përktheu: Marigona Byqmeti, studente vitit të dytë në Fakultetin e Gjuhës Angleze në Universitetin e Evropës Juglindore!

*Për më shumë fakte dhe këshilla mjeksore ndjekni VITA në Facebook!


Gripi?! Mund të shëroheni edhe në shtëpi! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi