Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të dukesh shtatë vjet më e re për shtatë javë Empty Të dukesh shtatë vjet më e re për shtatë javë

Sun 5 Jan 2014 - 15:12
Të dukesh shtatë vjet më e re për shtatë javë 46xx4798
Libri i dietës që premton rezultate kundër moshës dhe rënie në peshë, pa hequr dorë nga pica.
Një libër i ri diete e aplikuar për shtatë javë premton të përtërijë organizmin, duke u bërë shtatë vjet më e re, pa hequr dorë nga ushqimet e preferuara të shpejta, siç janë pica dhe hamburgerët.

“7 vjet më e re”
Dieta kundër moshës – e krijuar nga prodhuesit e ‘Good Housekeeping’ – përqendrohet në të ngrënët dhe kombinimin e ushqimeve të pasur me antioksidantë, të cilët nganjëherë përfshijë thjesht shtimin e një artiçoke në një copë pice ‘Margarita’.
Në një ditë tjetër rekomandohet një kombinim i drithit me luleshtrydhe për mëngjes, e ndjekur nga makaronat e përgatitur në mikrovalë dhe me një pulë me perime të skuqura. Në javët e mëvonshme, vaktet rekomandohen të shoqërohen nga fëstëkë, patate dhe nga bizele.
Sipas ekipit të kërkimeve “7 vjet më e re”, janë testuar 26 burra dhe gra të moshave nga 34 në 62-vjeçarë, të cilët e kanë provuar dietën. ‘Të gjithë ata që e provuan këtë dietë, të 26 burrat dhe gratë humbën rreth 300 kg, shumica nga vithet dhe barku’, tha Malaika Adero, 56-vjeçare, e cila e provoi dietën dhe humbi rreth 6 kg nga pesha e saj.shqipmedia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi