Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dëshmitë e 3 prostitutave: Tutorët na thyenin dhëmbët dhe na digjnin me cigare Empty Dëshmitë e 3 prostitutave: Tutorët na thyenin dhëmbët dhe na digjnin me cigare

Mon 6 Jan 2014 - 19:31
Dëshmitë e 3 prostitutave: Tutorët na thyenin dhëmbët dhe na digjnin me cigare Shutterstock_70055791-640x425Zbulohen dëshmitë rrëqethëse të tri vajzave të shfrytëzuara mizorisht si prostituta në Tiranë. Nën kërcënimet e vazhdueshme psikologjike dhe dhunën fizike, deri në thyerje dhëmbësh me shkop bejsbolli, ato pranonin të shkonin me klientët që u gjendeshin prej tutorëve të tyre. Përveç dhunës, njëra prej tyre është e mbajtur e izoluar për gati 6 muaj. Pagesat për klientët varionin nga 5 mijë lekë deri në 500 euro për një natë, ndërsa numri i klientëve për një prostitutë mund të shkonte deri në 10 veta në natë. Gjithçka ndodhte nën fasadën e një lokali tallavaje në kryeqytet, ku vajzat u “servireshin” klientëve. Për të tria kishte një “rregull” të përbashkët: Ishte e ndaluar të prezantoheshin me klientët. Më 24 dhjetor 2013, Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë tre të pandehurit e kësaj dosjeje, të akuzuar për “shfrytëzim të prostitucionit”. Sipas vendimit, i pandehuri Qemal Hyka u dënua me 11 vjet e 6 muaj burg, i pandehuri Elton Haka u dënua me 9 vjet e 6 muaj burg dhe i pandehuri Astrit Preni me 7 vjet burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ata përfituan uljen e një të tretës së këtij dënimi. Në vendimin e gjykatës, zbardheshin rrëfimet e tri vajzave të shfrytëzuara.

DËSHMITË

E shfrytëzuara S.M. ka pohuar se është njohur me të pandehurin Elton, për shkak të një raporti dashuror që ka pasur me të. Në vijim, ai e ka prezantuar edhe me dy të pandehurit e tjerë, si miq të tij. Sipas saj, një ditë Eltoni i ka thënë se do të festonin një ditëlindje, por më parë duhet të shkonin te shtëpia e tij. “Kur arritëm në shtëpi, më ka rrahur se unë e kisha gënjyer për disa gjëra në lidhje me lidhjen tone. Më ka gjuajtur me grushte e me shkelma, me shkop bejsbolli dhe me ka kërcënuar me thikë. Me ka bërë presion për të dalë si prostitutë. Gjithashtu edhe Qemali i doli krah Eltonit dhe me kërcënonin. Më kanë mbyllur 6 muaj brenda në shtëpi. Në shtëpi kam bërë punët e shtëpisë, si dhe punë te tjera, më kane detyruar të ushtroj prostitucionin. Qemali më detyronte të shkoja te lokali “B… A…”.

Atje shkoja me klientë që m’i gjente Eltoni, Qemali dhe kamerieri i lokalit më thoshte shko ulu te kjo tavolinë. Lekët i merrte Qemali”, ka dëshmuar S.M. Më tej, ajo ka thënë se të pandehurit Qemal dhe Elton e kanë gjuajtur dhe e kanë djegur me cigare në dorë. “Mua nuk më kanë dhënë asnjëherë lekë. Klientët e paguanin hotelin, përveç pagesës për të kryer marrëdhënie. Pagesa për mua ka qenë 100-200 euro. Unë kam refuzuar për t’u bërë prostitutë, por me kanë rrahur me shkelma, grushte dhe shkop bejsbolli. Më kanë thyer 2 herë dhëmbët. Më kanë kërcënuar me jetë dhe më thoshin që nuk do ta gëzosh jetën e vajzës. Marrëdhëniet seksuale i kam kryer edhe në shtëpi, edhe në hotel. Kam shkuar edhe me 10 klientë në një ditë. Gjysmat në shtëpi dhe gjysmat në hotel.

Klientët që shkoja në hotel, i gjenin te lokali ‘B… A…’”, ka dëshmuar ajo. E shfrytëzuara tjetër me iniciale Q.K. ka dëshmuar me detaje si ishte rrahur S.M. me një shkop perdesh. “Eltoni ma prezantoi S.M. si të dashurën e tij. Derisa kemi shkuar në shtëpi, Eltoni e mori S.M. me të mirë. Sapo mbylli derën me çelës, S.M . tha ‘ku është festa, ku janë njerëzit?’. Eltoni mori një shkop perdesh të ndarë përgjysmë dhe m’u drejtua mua ‘ti mos bërtit, se do ta hash në kokë me këtë. Eltoni e gjuajti S.M. me shkop dhe i thoshte: ku ke qenë këto 6 muaj, pse e ke fik telefonin, ku ke ngrënë, ku ke pirë. Kujtoje ti se nuk do të të kapnim. Me shkop e gjuajti në kofshë, shpatull dhe kokë”, ka dëshmuar Q. K. E abuzuar seksualisht që në moshën 15- vjeçare nga daja i saj, si edhe nga burri i tezes së saj, Q.K. ka treguar se ishte joshur nga një vend pune si balerinë në lokalin e tallavasë ku qëndronin të pandehurit. Më pas, ajo është shfrytëzuar si prostitutë. “Te nesërmen më ka marrë dhe më ka çuar te lokali ‘B… A…”. Nuk e mbaj mend kush më ka çuar te lokali, Qemali apo Eltoni. Te lokali, Qemali me tha do kryesh marrëdhënie seksuale me klientë dhe unë nuk pranova. Ai më ka nxjerrë jashtë lokalit, më ka gjuajtur me shuplaka dhe më tha do shkosh. Unë pranova dhe shkova te një hotel te Fresku.

Ai më kërcënoi se do të të hedh në rrugë si plehrë dhe unë u detyrova të shkoja”, ka dëshmuar Q.K. E shfrytëzuara tjetër, me iniciale B.S., punonte në lokalin e të pandehurit Astrit Preni, i njohur me pseudonimin “Tajson”, kur është njohur me të pandehurin Qemal. Fillimisht ai ka qenë i dashuri i saj, por më pas i ka kërkuar të prostituojë. “Kam ngrënë dru 6 muaj rresht se me thosha se nuk ke bërë lekë. Para atyre 6 muajve është sjellë mirë, pastaj në vazhdim haja dru. Sa herë që e kundërshtoja, haja dru dhe nga frika pranoja e shkoja me 2-3 klientë në natë për të kryer marrëdhënie, pasi kisha frikë mos më rrihte. Ai më gjuante me çfarë të kishte në dorë e me çfarë t’i vinte mbarë. 6 muaj kam punuar si prostitutë. Po të mos më kishte kapur policia, akoma do kisha vazhduar. Nuk më linte të dilja as për te mamaja ime. Pagesa për të kryer marrëdhënie, ishte 50- 100 mijë lekë nata. Vinte 300 mijë lekë dhe lekët ia jepja Qemalit. Ai nuk më jepte asnjë lek. Vetëm kur më shpinte vete te mami, më jepte 25-30 mijë lekë. Marrëdhëniet me klientët i kryeja në hotel. Qemali dhe Tajsoni më gjenin klientët, 2-3 Tajsoni, 2-3 klientë Qemali. Ka pasur raste edhe kur kam refuzuar, por Qemali më shembte në dru me shkelma e grushta dhe më pas detyrohesha të mos e refuzoja nga frika. Pagesa më e madhe për të kryer marrëdhënie, ka qenë me një italian, i cili do të më jepte 500 euro, por unë mora vetëm gjysmat, pasi u sëmura natën”, thuhej në dëshminë e të shfrytëzuarës B.S. /Panorama/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi