Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meditimi lufton depresionin, ankthin dhe stresin Empty Meditimi lufton depresionin, ankthin dhe stresin

Tue 7 Jan 2014 - 19:40
Meditimi lufton depresionin, ankthin dhe stresin Meditation
Meditimi për vetëm 30 minuta mund zbut depresionin njëlloj si ilaçi, pretendojnë kërkuesit. Ata kanë zbuluar se, gjithashtu meditimi i rregullt mund të lehtësoje edhe ankthin, dhimbjen dhe stresin.

Studimi përfshin 3 500 njerëz ku janë krahasuar efektet që jep meditimi me ato të antidepresantëve.

Meditimi, që ka një histori të gjatë në Lindje është një nga teknikat e ushqimit të trurit që kohët e fundit ka njohur rritje edhe në Perëndim në 30 vitet e fundit.

Kryesuesi i kërkimit, Dr Madhav Goyal, asistent profesor në Universitetin John Hopkins thotë se, “shumë njerëz kanë krijuar idenë se meditimi është të ulesh dhe të mos bësh asgjë”.

“Por kjo nuk është e vërtet. Meditimi është një trajnim aktiv i trurit për të rritur vetëdijen dhe programe të ndryshme meditimi e arrijnë këtë në mënyra të ndryshme.” Doktori thotë se mijëra njerëz përdorin meditimin për stresin dhe për rritjen personale.

“Në studimin tonë, meditimi zbut simptomat e disa llojesh depresioni dhe ankthin, gjë të cilën bëjnë dhe ilaçet antidepresion. Këta pacientë nuk janë në fazë të rënduar të ankthit dhe depresionit.”shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi