Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Siri, vritet edhe një tjetër shqiptar

prej Tue 7 Jan 2014 - 19:58
Siri, vritet edhe një tjetër shqiptar Dema_286000Siri, vritet edhe një tjetër shqiptar F1_29-vrasja1388303627Luftimet në Siri i kanë marrë jetën edhe një shqiptari nga Kosova. Ai është Hetem Dema nga Kaçaniku, vullnetar nga Kosova, i cili kishte shkuar në Siri për të luftuar kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Assad. Dema ishte edhe veteran i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (9UCK).

Sipas këtyre burimeve, Dema ka qenë shumë aktiv në jetën publike në Kaçanik, duke qenë edhe një nga sportistët e dalluar të kësaj qyteze. Ai është marrë edhe me futboll.



Hetem Dema, i lindur në vitin 1974 së fundi ka punuar në kompaninë e mobilieve “Divani & Deco” në Ferizaj, derisa pas ka lënë gruan, një vajzë dhe një djalë.

Mësohet se në muajin që lamë pas një tjetër shqiptari humbi jetën në luftën e Sirisë. Ai ishte Ebu Amar, i cili sipas portalit boshnjak “Vijesti Ummeta”, ka humbur jetën në A’zat të Aleppos të Sirisë.

Portali në fjalë ka publikuar edhe pamje të rënda të personit që mendohet të jetë shqiptar, pasi ka humbur jetën gjatë përleshjeve.

Ende nuk dihet nëse ky është një shqiptar i Maqedonisë, i Kosovës apo Shqipërisë. Në profilin e portalit në “Facebook” shkruhet vetëm kjo frazë: “Vëllai Ebu Amar, shqiptar”

Shqiptarët që kanë humbur jetën në Siri:

Pajtim Olluri, 22 vjeç nga Kroimiri i Lipjanit të Kosovës; Halit Maliqaj (31) nga Tirana, Ermal Xhelo nga Vlora, Nimetullah Imeri (38) dhe Sami Abdullahu nga Shkupi, Rasim Zeqiri nga Gostivari, Muaz Ahmeti (23) nga Presheva, Naman Damolli nga Kosova, janë disa nga emrat e shqiptarëve që deri më tani janë vrarë në luftimet kundër Bashar Al Assadit. Numri i shqiptarëve pjesëmarrës në luftën që po zhvillohet në Siri raportohet se është i madh, sikundërse nuk është i vogël as numri i atyre që janë vrarë në fushëbetejë.

/Shekulli Online/ E.L./


Siri, vritet edhe një tjetër shqiptar Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi