Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bekim Femiu, rrëfimi për gruan serbe dhe fëmijët Empty Bekim Femiu, rrëfimi për gruan serbe dhe fëmijët

Tue 7 Jan 2014 - 20:10


Bekim Femiu, rrëfimi për gruan serbe dhe fëmijët Bekim_fehmiu_ikona_e_filmit_gjBekim Femiu, rrëfimi për gruan serbe dhe fëmijët Bekim%20Femiu
Nuk e ka fshehur kurrë mallin për Shqipërinë

Bekim Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

U martua me aktoren Branka Petriç dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodh as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”,-shprehej ai.

Rolet e tij kryesore kanë qenë në “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë “Ko puca otvorice mu se”, “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizanëve” dhe “Të kuq dhe të zinj”. Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoë, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas,Claudia Cardinale etj.

Ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht. Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohë më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe frikë”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Ai ishte 74 vjeç kur i dha fund jetës. Fëmijëria dhe e tyre ka filluar nënë të ndryshme të vendit, tani jetojnë në Beograd. Branka dhe Bekimi kishin dy fëmij dhe përkatësisht dy djem, Uliksin dhe Hedonin.

Janë njohur në të njëjtin ambient pune, nga ku janë dashuruar dhe kanë lidhur fatin e jetës së përbashkët. Branka Petriç, e lindir para luftës, në Novi-Vinodollski në një familje bashkëkohore, edhe në këtë intervistë teksa flet për vendlindjen e saj, i kujtohet udhëtimi i përditshëm përmes baltës, nga fshati deri në gjimnazin e Zemunit.

Kjo ishte rruga e cila më vonë pasoi dhe suksesin në akademi për film dhe teatër. Aktrimin e ka filluar shumë herët. Shijen e parë të punës me djersë e ka ndierë në seksionin e dramaturgjisë në shkollë, shije kjo me të cilën vazhdon të jetojë edhe sot.

Pasi përfundoi akademinë e ajo u bë anëtare e Teatrit Popullor të Dramës në Beograd, teatër ky me një një eksperiencë pune tridhjetëvjeçare. Branka ka shtatëmbëdhjetë vite punë në skenë. Ndërsa Bekimi lindi më 1 qershor 1936 në Sarajevë. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga vitit 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviç.

Famën e arriti me filmin “Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petroviçit, në vitin 1967. Karrierën e ka zhvilluar jashtë, dhe sidomos në Itali, ku ka punuar me regjisorin Dino Laurentiso. Ka bashkëpunuar edhe me Xhon Hjuston, Avo Gardner, Sharlo Azbavuron dhe të tjerë. Në këtë intervistë Branka dhe Bekimi tregojnë njohjen e tyre, mënyrën si janë dashuruar dhe peripecitë e jetës gjatë asaj periudhe. Sot aktori i mirënjohur nuk jeton më, i ka dhënë fund jetës në 10 qershor 2010. Nga raportimet e e medieve serbe, ai u vetvra me armen e regjistruar në emrin e tij.

Në akademi jeni njohur me Bekimin?

Branka: Mua më pëlqejnë djemtë nga periferia, por dashuria mes nesh ka lindur në akademi. Ajo lindi shumë vonë. Me të mbaruar akademinë të dy jemi angazhuar në të njëjtin teatër. Unë i mbeta besnike teatrit ndërsa Bekimi pas suksesit në filmin “Mbledhësit e puplave” u bë artist i lirë.

Megjithatë, ju kujtohen çastet e para të takimit tuaj të parë?

Bekimi: Natyrisht që po. Më 1963, tri ditë pas mbarimit të shërbimit ushtarak, bridhja nëpër Beograd, pa banesë e vetëm me ndonjë dinar në xhep. Atë ditë, data shënonte 12 gusht i vitit 1963, më vjen një telegram nga Novi-Vinodallski prej Brankës. Në telegram ajo më shkruante:“Eja, nëse je i lirë dhe nëse do të luash në film!”.

Unë vendosa të shkoja, pasi isha vërtet i lirë dhe kisha dëshirë të luaja një një film. Kështu ndodhu u nisa për të takuar Brankën, por nuk e mendua kurrë që do të lidhnim bashkë jetën.

Kjo ishte periudha kur lindi dashuria mes jush?

Branka: Atëherë u takuam, ishte hera e parë që takoheshim të dy, ndërsa u kurorëzuam në vitin 1968. Unë ende vazhdoja të jetoja jetoja në dhomën time në fshat, por tani jo më vetëm, me Bekimin. Një pjesë e mirë e jetës në këto vite më ka kaluar duke pritur autobusin për në Beograd, ndërsa Bekimi xhironte shumë, në shumicën e rasteve xhironte jashtë.Ai qëndronte shumë pak në shtëpi, ndërkohë që unë isha shtatzënë me fëmijën e parë.

A ju vinte keq që s’e kishit burrin në shtëpi gjatë kësaj periudhe?

Shpesh gratë më flisnin për këtë gjë, saqë ndonjëherë mendoja se këtu ka diçka. Njerëzit kanë nevojë për njëri-tjetrin në çdo moment, nëse mungesa zgjat dashuria mund të humbasë. Gjithmonë këtë kam menduar dhe në fakt kam pritur por ia kam dalë. Megjithatë, kam qenë e qetë gjithmonë kur Bekimi ka munguar për një periudhë të gjatë kohe, edhe pse nuk e kam pasur të lehtë. Më ka dhënë zemër nëna, ndërsa unë mendoja se jam Penelopa që e pret Uliksin.

Djali juaj i vogël quhet Hedon, pse ky emër?

Bekimi: Emri është vendosur Hedon, pasi ishte dëshira e Brankës. Ndërsa domethënia e emrin vjen nga emri i nënës sime, e cila quhej Hedije.

Për Brankën lindja e fëmijës do të thotë largim nga puna?

Branka: Unë mendoj se me lindjen e fëmijës më shumë fitohet se humbet. E vetja gjë që më vjen keq është fakti pse nuk kemi edhe ndonjë fëmijë tjetër. Bekimi: Më është dashur kohë ta bindi Brankën që të kemi edhe ndonjë fëmijë. Unë dua shumë fëmijë, dymbëdhjetë madje. (Qesh) Dëshira ime ka qenë që gjithmonë të kem një familje të madhe me shumë fëmijë, por kjo në fakt nuk u realizua pasi unë kam vetëm dy djem.

Sa kohë të lirë keni për fëmijët?

Çdo minutë të lirë ia kushtojmë vogëlushëve. Pjesën më të vështirë e kemi në mbrëmje, nëse duam të shkojmë në ndonjë premierë. Atëherë ata mbeten me tezën Jejan, e cila është si anëtare e familjes sonë. Shpesh dalim të shëtisim me ta.

A i flasin fëmijët gjuhët e prindërve?

Branka: Shqipen më shumë e kuptojnë se sa flasin. Uliksi djali i madh shpesh shkon te gjyshja në Prishtinë, ku duke luajtur me fëmijët, ka arritur të flas gjuhën e babait, gjuhën shqipe shumë mirë. Bekimi: Ata edhe i kuptojnë edhe i flasin gjuhët e prindërve, por megjithatë më mirë dinë gjuhën e nënës. Ka katër vjet që Branka nuk ka xhiruar asgjë të rëndësishme dhe këtë e ka bërë vetëm nga dashuria për të rritur fëmijët e saj. Ajo është aktore e dëshmuar kaherë. Marrë nga Zëri.info

Rolet

Ai ka aktruar në 41 filma deri në vitin 1998. Ai ka pasur role në shqip, serbokroatisht, spanjisht, anglisht, në gjuhen frënge, italisht, maqedonisht e të tjera. Fehmiu ka lënë një përshtypje të madhe me stilin e tij prej një intelektuali të madh dhe një aktori që ka ditur ta bëj edhe jetën e tij një lojë. Ka shkruar një pjesë të autobiografisë në librin “Mrekullueshëm dhe Tmerrshëm”, ndërsa për më shumë se një dekadë është tërhequr nga skena publike dhe nuk ka dhënë as intervista. Aktori me famë botërore, për publikun shqiptar kujtohet me filmin "Përgjithmonë Xhulia".

sheekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi