Minorenët s’mund të blejnë më “Apple” pa pëlqimin e prindërve
Wed 15 Jan 2014 - 23:32
Kompania “Apple” ka rënë dakord që të japë 32 mln dollarë për rimbursimin e konsumatorëve që kanë bërë gabimisht blerje.
Ky hap vjen pas marrëveshjes së arritur mes kompanisë dhe Komisionit Federal të Tregtisë Amerikane. Marrëveshja synon që t’i japë fund ankesave të hershme të konsumatorëve për blerjet e gabuara të aplikacioneve, të cilat janë kryer më së shumti nga fëmijët, pa pëlqimin e prindërve.
“Apple” do të ndryshojë edhe procedurat e faturimit të blerjeve, për të siguruar që blerjet të bëhen në mënyrë korrekte dhe që për minorenët të merret edhe pëlqimi i prindërve.
“Kjo marrëveshje është një fitore e madhe për konsumatorët e dëmtuar nga faturimet e padrejta dhe shërben si sinjal për bizneset e tjera që të aplikojnë mbrojtjen ndaj konsumatorit”, tha kryetari i Komisionit Federal të Tregtisë, Edith Ramirez.
/Shekulli Online/E.D./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|