Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Masakrat, Haga u zbut dënimet serbëve Empty Masakrat, Haga u zbut dënimet serbëve

Thu 23 Jan 2014 - 22:20


Tre zyrtarëve të lartë serbë, të akuzuar për kryerje të masakrave në Kosovë, u është ulur dënimi të enjten në gjykatën e Hagës.

Pas një procesi të gjatë dhe kompleks, sic e quajnë mediat ndërkombëtare, gjyqtarët e gjykatës së OKB-së përmbysën pjesë të dënimeve të mëparshme dhe i shkurtuan ato për tre të pandehurit.

Nikola Sainoviç, Sreten Lukiç dhe Valdimir Lazareviç ishin dënuar nga Haga në vitin 2009 për krime kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë spastrimit etnik të viteve 1998-99.

Ditën e enjte, dënimi i Sainoviç u reduktua nga 22 në 18 vjet; ai i Lukiç nga 22 në 20; i Lazareviç nga 15 në 14; ndërkohë që dënimi 22-vjeçar për të pandehurin Nebojsha Pavkoviç mbeti i pandryshuar.

Reduktimi i dënimeve erdhi për mungesë provash për pjesë të caktuara të tyre, pasi nuk mund të provohej nëse viktimat ishin vrarë në betejë.

Ndërkohë, të katër të pandehurit, janë shfajësuar nga akuza e dëbimit të shqiptarëve nga një qytet pasi nuk është e sigurtë nëse ishin forcat serbe që e bënë këtë veprim.

“Pavarësisht skepticizmit tim ndaj kësaj gjykate, unë jam shumë i lumtur që zoti Sainoviç mori reduktim të dënimit me 4 vjet. Kjo do të thotë se ai do të kthehet në shtëpi vitin e ardhshëm”, deklaroi avokati Toma Fila.

Në kohën e ofensivës serbe të vitit 1999 në Kosovë, Sainoviç ishte zv.kryeministër i Jugosllavisë, Pavkoviç komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, Lazareviç komandant i Trupës jugosllave të Prishtinës dhe Lukiç drejtues i Ministrisë së Brendshme dhe policisë në Prishtinë. / Top Channel
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Masakrat, Haga u zbut dënimet serbëve Empty Re: Masakrat, Haga u zbut dënimet serbëve

Sat 25 Jan 2014 - 22:18
Jo se eshte per t'u ulur denimi nga masakrat e spastrimit etnik, por Europa me kete veprim thote me pak fjale qe edhe "mire ja bete myslimaneve"!!!

E kupuat se sa ne drite po na nxjerr kjo fe???

Myslimanet perfitojne mospranimin e shqiptareve nga Europa per shkak te fese dhe e bejne Shqiperine pershesh, ndersa Europa perfiton nga mosmbeshtetja e asnjeaneshme ndaj shqiptareve prej aleateve te saj...

Kujt t'i shpallim lufte me pare, Turqise, Greqise, Serbise, Europes apo krejt Botes qe mbajne te tille qendrim?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi