Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Maroku ndryshon ligjin e “martesës me përdhunuesin”

prej Thu 23 Jan 2014 - 23:28
Maroku ndryshon ligjin e “martesës me përdhunuesin” _72462670_020117615-1
Parlamenti i Marokut ka vendosur të ndryshojë ligjin, i cili detyron përdhunuesin të martohet me viktimën, duke i hequr çdo ndjekje tjetër penale apo ligjore.

Ky ligj u ndërmor para një viti dhe pas një kohe të gjatë lobimi intensiv nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të vajzave të reja, të cilat janë dhunuar, qeveria marokene vendosi ta ndryshojë.

Neni 475 i Kodit Penal të Marokut ka pasur kritika, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga organizata ndërkombëtare.

Por, çështja u bë me më rëndësi publike në vitin 2012, kur një 16-vjeçare e quajtur Amina Filali, vrau vetën pasi u detyrua të martohej me përdhunuesin e saj. Ajo u martua me një djalë rreth 25 vjeç, i cili quhej Moustapha Fellak. Pasi 7-muajsh martesë vajza i dha fund jetës, duke pirë bar miu.

Rasti tronditi opinionin publik në Marok dhe shkaktoi protesta në kryeqytetin Rabat dhe qytete të tjera. Pritet që në vend të kthehet ligji që parashikon burgim një deri në pesë vjet për të gjithë ata që abuzojnë me të mitura.

Në bazë të traditës, në Marok vajzat që janë përdhunuar, ose që nuk janë të virgjra e kanë humbur nderin dhe nuk mund t’i marrë askush. Ky ka qenë edhe shkaku i ligjit, që detyronte përdhunuesin të martohej me viktimën.

/ BBC/Shekulli Online/ E.L./


Maroku ndryshon ligjin e “martesës me përdhunuesin” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi