Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default 14-vjeçarja vret motrën duke e goditur 40 herë me thikë

prej Sat 25 Jan 2014 - 1:14
14-vjeçarja vret motrën duke e goditur 40 herë me thikë Girl4%20stabs%20sister%2040%20times
Një vajzë 14-vjeçare vrau me 40 goditje thike gjysmë motrën e saj 11-vjeçare, duke e cilësuar si mosmirënjohëse. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Mundelein, në rrethinat e Chicago-s. Policia mori një telefonatë urgjence nga një vajzë, e cila denonconte se një i huaj kishte hyrë në shtëpi. Nga ana e agjentëve në dhomën e gjumit u gjet 11-vjeçarja e larë në një pellg gjaku, teksa jepte shpirt. Vetëm pak momente më vonë ajo gjeti vdekjen në spital.

Pak çaste më vonë u zbulua se personi i huaj në shtëpi, ishte thjesht një sajesë. Por, përpara pyetjeve të policisë, 14-vjeçarja u dorëzua dhe rrëfeu krimin duke thënë: “Ishte mosmirënjohëse, nuk vlerësonte asgjë që unë bëja për të. I përgatisja për të ngrënë, lija punët e mia pas dore për të, dhe ajo së fundmi më ka dhunuar”. Sakaq nga ana e familjarëve thuhet se dy vajzat ishin të pandara dhe luanin vazhdimisht me njëra-tjetrën. Siç thuhet nga hetuesit, adoleshentja kishte marrë thikën në kuzhinë një natë para krimit. Ndërkohë në mëngjes, pasi ishte larguar nëna me gjakftohtësi, ekzekutoi me 40 goditje thike të motrën. Pas kësaj u fut në dush për të pastruar gjakun dhe më tej lajmëroi policinë.

/Shekulli Online/ E.L./


14-vjeçarja vret motrën duke e goditur 40 herë me thikë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi