Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default RAMUSH HARADINAJT ENDE S’I KA DALË INATI: S’IA JEP DORËN MIMOZA KUSARIT

prej Wed 29 Jan 2014 - 16:23
Liderit të AAK’së Ramush Haradinajt duket se ende nuk i ka dalë inati nga humbja që pësoi më 1 dhjetorit të vitit të kaluar në Gjakovë, ku kandidati i tij, Pal Lekaj, u mund nga kandidatja e AKR’së Mimoza Kusari Lila.

Sot, gjatë një aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të rënies së 16 pjesëtarëve të UÇK’së në Rogovë të Hasit, Haradinaj refuzoi t’ia jepte dorën Kusarit.

Qyetarë të pranishëm në këtë aktivitet kanë thënë se Haradinaj i është shmangur qëllimisht Kryetares së Gjakovës.

Ndryshe, në komunikatën e AAK’së, lëshuar pak çaste më parë, konfirmon pjesëmarrjen e Kryetarit të saj në këtë aktivitet.

“Kryetari Haradinaj mori pjesë, pos në homazhet e organizuar në Rogovë të Hasit, edhe në ngjarjen tjetër, në Gjakovë, atë të promovimit të librit “Lufta dhe kujtesa kombëtare”, me material nga sesioni shkencor kushtuar ngjarjeve të 27-29 janarit të vitit 1999 dhe të rënëve në këto ngjarje”, thuhet në komunikatë.

“Rënia e tyre ishte frymëzim dhe forcë në luftën tonë, në çuarjen në fund të këtij misioni për lirinë dhe shtetin, në shtimin dhe rritjen e mëtejme të radhëve tona”.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi