Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Muzikë erotike tallava te lodrat e fëmijëve

prej Thu 30 Jan 2014 - 0:44


Muzikë erotike tallava te lodrat e fëmijëve Largea_kendi-lojrave-mk1366095984
Luela Myftari

Koha e shpenzuar me fëmijët është më e rëndësishme se paratë e shpenzuara për ata! Këtë do ta thoshin të gjithë, prindër dhe gjyshër.

Por nëse më mirë se sa në parqet e lojërave, ku tjetër mund të shkojnë fëmijët për të shpenzuar pak nga koha e tyre e lirë? Mirëpo, në kryeqytetin shqiptar, parqet janë të pakta.

Të pakta dhe të vakëta. Parku i parë ku mund të gjeje lojëra ishte ai në qendër të qytetit, ca lodra pa pagesë pas godinës së Teatrit të Operës dhe Baletit. I dyti është fiks në qendër, aty ku një makinë i vërvit fëmijët në ajër për t’i futur frikën në palcë.

Parku tjetër është ai i rrugës së Elbasanit, ai që ka një emër të bukur e të njohur për fëmijët. Dhe i fundit është ai tek Kodrat e Liqenit, që përveçse një pistë për të luajtur me makina që përplasen me njëra-tjetrën nuk ka gjë tjetër.

“Shekulli” bëri një shëtitje në ato pak parqe që ka Tirana. Afër shatërvanit të hapur së fundmi pas godinës së Pallatit të Kulturës kishte ca fëmijë që luanin. Situata ishte ca e vakët edhe pse hyrja dhe të luajturit në këtë park ishte pa pagesë.

Mungesa e lojërave elektronike na bëri të besojmë se fëmijët e sotëm nuk kanë më dëshirë të shkojnë në parqe ku makineritë nuk kanë butona a xhitona për të luajtur. Kështu ecëm për të gjetur një tjetër park. Zbritëm në qendër.

Do të shkonim tek ajo makina që nuk bën asgjë tjetër veçse i valëvit në ajër fëmijët. Pritëm ca aty. Muzika në sfond nuk ishte aspak për fëmijë. Fillimisht, dëgjuam “Monster”, një këngë të Rihanës dhe Eminemit. Në pritje të mbushjes së makinës valëvitëse dëgjuam edhe një tjetër, një këngë shqiptare, por aspak të denjë për fëmijët.

Dy fëmijët pranë këndonin në të ftohtë, nën zë. Ata i dinin ato këngë. U nisën të bënin xhiron e shumëpritur me faqe të kuqe dhe zbritën prej andej me fytyrë të zverdhur. Prej këngës a prej frikës që u kishte hipur gjatë shëtitjes me atë makinë, nuk e kuptuam. Loja me këto muzikë në grup rrit zhvillimin e aftësive sociale.

Gjithashtu, është vërtetuar që fëmijët të cilët luajnë me lodra muzikore formojnë më lehtë shoqëri sesa moshatarët të cilët nuk luajnë. Por, si do të jetë shoqëria e këtyre fëmijëve kur muzika që ata dëgjojnë është plot armë, të shara dhe batuta që nuk i përkasin grupmoshës së tyre?

Shkuam tek parku në hyrje të Rrugës së Elbasanit. Pak më shumë fëmijë. Pak më shumë lodra, pak më shumë gjallëri. Por,edhe aty çfarë nuk na dëgjuan veshët.

Këngë të tipit “FB” nga Fjolla Morina, këngë me armë nga ato të Noizy-t dhe këngë tallava. Këto ishin këngët e fëmijëve të sotëm. Dhe e çuditshmja ishte se shumica e këtyre këngëve e kishin tekstin të njohur për fëmijët.

Prindërit që pinin çaj a kafe me sytë drejtuar për nga fëmijët e tyre nuk dukeshin të shqetësuar. Ndoshta e kishin pranuar këtë realitet. Ndoshta edhe ata vetë nuk e kanë parë të arsyeshme t’ua ndërpresin këngën fëmijës së tyre teksa ai ose ajo këndon:

“a don me ta thy...” Platoni ka thënë, “mësojini fëmijëve muzikën, fizikën dhe filozofinë por më së shumti muzikën, sepse muzika dhe të gjitha artet tjera, janë çelësi i teknikës së mësimit”. Po si e mësojnë fëmijët e sotëm shqiptarë muzikën?

A ka sot muzikë për ta? Kush i lejon këto parqë të këndojnë tallava? Mund të ketë mijëra arsye pse këta fëmijë sot kanë vetëm këto melodi dhe tekste në kokën e tyre. Mund të jenë prindërit në shtëpi, mësuesit në shkollë, artistët në skenë dhe shteti në park.

Të gjithë jemi pak fajtorë për çfarë po i mësojmë sot fëmijëve tanë, të ardhmes së këtij vendi. “Shekulli” ju përcolli sot vetëm një situatë, një panoramë të asaj që po jetojnë fëmijët shqiptarë. U ngelet të gjithëve që të mos heshtin tanimë.

Tallavaja, kancer në muzikë

Erion Kristo/Aktivist

Fëmijët tanë janë të sulmuar si të kishin rënë pre e qenieve aliene që sulmojnë planetin. Batërdia që shohin përreth, i shkatërron shqisat dhe ndjesitë e tyre.

Fëmijët tanë po rriten në një gjendje kaotike, me mungesë harmonie, me mungesë bukurie dhe ndihen si të vërvitur në një humbellë, të thellë. Ata jetojnë në një botë të dhunshme, të egër dhe që nuk fal. Prandaj, edhe ata vetë, janë të dhunshëm, të egër dhe nuk falin.

Të gjitha gjërat edukative që u themi, nuk kanë asnjë efekt mbi ta, sepse sado i lartë dhe efektiv të jetë komunikimi prindëror, ky asgjësohet nga efekti i patrandur i zhurmërimit rrethues. Ne jetojmë në mjedise të zhurmshme dhe bërtasim, prandaj fëmijët tanë bërtasin dhe e kanë të pazhvilluar ndjenjën e të folurit me zë të moderuar.

Cilido fëmijë mund ta bëjë me turp një të rritur, sepse paturpësia është kthyer në tipar mbizotërues të shoqërisë sonë dhe sidomos për brezat e rinj.

Fëmijët tanë janë fëmijët më të helmatisur në botë, sepse ata nuk kanë se ku t’i shkarkojnë helmet që u grumbullohen në organizëm, qoftë nga mënyra e gabuar e të ushqyerit, qoftë nga stresi i shtuar.

Ata nuk kanë ku të luajnë. Por edhe kur gjendet një vend mrekullish, ku ata përmes pagesave shumë të majme, arrijnë të prodhojnë pak adrenalinë jetësore, përsëri shkalla e rrezikut mbetet e lartë. Po, në vendin e lojërave, ekziston rreziku më i madh.

Aty fëmijët bien pre e sulmit të muzikës tallava, një muzikë që nuk ka lidhje me gjenetikën e kombit tonë, që vjen e imponuar nga shija e keqe dhe pa kosto të mëdha, si një zbulesë apo grishje për t’u spërdredhur.

Kjo muzikë si një kancer po depërton në shpirtrat e fëmijëve tanë, ngase ata janë dhe më të pambrojtur përballë invazionit alien.

Kjo muzikë furgonash, e hedhur në eter, pa doganë, është një muzikë shkatërrimtare. Do të jetë e vështirë më pas për brezat, që të kultivojmë një shije më të lartë, le të themi me muzikë operistike, teatrore, etj.

“Këngët, por edhe zhurmat mbi normat e dëmtojnë fëmijën”

Niketa Koliçi neonatologe - pediatre na rrëfen të mirat e muzikës dhe ndikimin që ajo ka në formimin e fëmijëve

Truri i të porsalindurit nuk është i zhvilluar plotësisht dhe neuronet në tru vazhdojnë të zhvillohen deri në muajin e 6-të. Me faktin që zhvillimi i neuroneve ndihmohet nga stimulimet që e rrethojnë, si dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e hershme gjithashtu mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.

Muzika ofron mundësinë e natyrshme dhe të shëndetshme për shprehje individuale, rrit zhvillimin e fëmijës dhe rrit aftësitë sociale, fizike, emotive dhe njohëse.

Loja me lodra muzikore apo përdorimi i ndonjë instrumenti inspiron fëmijët të bëhen më të pavarur edhe në punën ekipore.

Thonë se muzika ndikon edhe në inteligjencë, por për këtë na flet më mirë mjekja e fëmijëve Niketa Koliçi. Në një intervistë me “Shekullin”, Niketa Koliçi neonatologe - pediatre na rrëfen të mirat e muzikës dhe ndikimin që ka ajo ka në formimin e fëmijëve.

Sa ndikon muzika ndikon në inteligjencën e fëmijëve?

Psikologët, dhe ekspertët që merren me zhvillimin e fëmijës në stadet e hershme nëpërmjet studimeve kanë treguar se muzika u jep atyre më shumë se thjesht gëzim;

ajo ndihmon qelizat e trurit të tyre të bëjnë virtualisht lidhjet e nevojshme për të stimuluar inteligjencën. Studimet kanë treguar se muzika stimulon pjesë të trurit që lidhen me të lexuarin, aftësitë matematike dhe zhvillimin emocional.

A është e vërtetë që fëmijët që dëgjojnë muzikë për moshën e tyre kanë më shumë vetëbesim dhe janë më të qetë?

Po. Kur fëmijët në mënyrë të vazhdueshme dëgjojnë apo angazhohen në muzikë të përshtatshme për moshën, ata përshtaten me mirë me ambientin dhe përfitojnë në disa nivele:

•Aftësi më të mira shprehëse si në gjuhën e folur dhe në atë të shkruar.

•Janë me aftësi më të mira socio- emocionale; komunikojnë më lirshëm.

•Fizikisht me lëvizje më fine dhe të koordinuara.

•Më krijues. Muzika në përgjithësi ofron ndjenjë qetësuese dhe kënaqësi, këtë ndikim pozitiv e ka po ashtu edhe në emocionet e fëmijëve. Përveç kësaj është zbuluar që fëmijët që i bien ndonjë instrumenti kanë vetëbesim më të madh.

Po lodrat me muzikë? Çfarë roli kanë ato tek fëmijët, përveçse i afrojnë ato me prindërit?

Në të njëjtën logjikë edhe lodrat me muzikë përveçse i argëtojnë fëmijët i ndihmojnë të mësojnë më lehtë fjalë apo veprime.

Loja me këto lodra në grup rrit zhvillimin e aftësive sociale. Gjithashtu, është vërtetuar që fëmijët të cilët luajnë me lodra muzikore më lehtë formojnë shoqëri sesa moshatarët të cilët nuk luajnë.

Sa kritike e shihni gjendjen kur kaloni pranë një parku lojërash për fëmijë dhe dëgjoni muzikë që nuk i përshtatet grupmoshës së tyre?

Ky është një problem jo vetëm për këndet e pakta të lojërave, por edhe për gjithë mjedisin, pasi zhurmat mbi normat e lejuara, përbëjnë ndotje akustike me gjithë pasojat në shëndetin publik. shekulli.


Muzikë erotike tallava te lodrat e fëmijëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Muzikë erotike tallava te lodrat e fëmijëve

prej Thu 30 Jan 2014 - 0:57
pse akoma ka parqe kalamojsh ne Tirone ??????????
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi