Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Fantazma pijanece, kamerat e sigurisë e filmojnë në një bar- VIDEO Empty Fantazma pijanece, kamerat e sigurisë e filmojnë në një bar- VIDEO

Fri 31 Jan 2014 - 23:04
Fantazma pijanece, kamerat e sigurisë e filmojnë në një bar- VIDEOAUSTRALI-Koncepti për fantazmat është i ndryshëm, por në një bar të një hoteli në Australi, besohet se fantazma është një pijedashës dhe konkretisht i verës. Dashamirësi i verës është fiksuar në kamerat e sigurisë së hotelit Carlisle Castle në Newtown, Sydney. Punonjësit pohojnë se kanë vënë re dukuri të ndryshme që ndodhin në barin e hotelit, ku e mbinatyrshmja sipas tyre është kapur dhe nga këto pamje që shihni në video.
Fantazma është i fiksuar pas një lloji vere të kuqe që kushton 27 dollarë. Peter Bradbury, punonjës në këtë hotel e ka postuar videon madje dhe në Facebook për të shprehur shqetësimin e tij.

“Kemi parë gjëra të çuditshme. Kemi kamera ngado, nuk e di sa kohë ka, por javët e fundit është bërë dukuri që ndodh rregullisht. Janë disa shishe vere që rrëzohen papritur e papandehur”.

Bradbury thekson se fantazma cuditërisht paska dhe shije për verërat sepse zgjedh më të shtrenjtën.
“Mbrëmë kapi një verë të quajtur Kilikanoon, kushton 27 dollarë shishja”.

Njëherë tjetër ka qenë një tapë e një nje shishe birre që ka fluturuar në mënyrë të mistershme nga shishja.
Disa komentues i kanë bërë të ditur punonjësit një teori. Sipas tyre, bëhet fjalë për ‘Peterin e Vjetër”, një plak që ka punuar në klub në vitet 1990, dhe që ka vdekur para disa vitesh.

https://www.youtube.com/watch?v=Paw2FCJ3HMk
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi