Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Maqedoni, miratohet ligji për kastrim kimik për pedofilët Empty Maqedoni, miratohet ligji për kastrim kimik për pedofilët

Thu 6 Feb 2014 - 13:26
Maqedoni, miratohet ligji për kastrim kimik për pedofilëtMAQEDONI-Parlamenti maqedonas ka miratuar të mërkurën një ligj, me të cilin parashihet kastrimi kimik i pedofilëve që përsërisin krimet e tyre, si dhe dënime më të mëdha që shkojnë deri në burgim të përjetshëm. Ministri i punëve sociale, Dime Spasov tha se kastrimi kimik, do të “zbatohen vetëm në komplekse të specializuara, çdo gjashtë muaj” për shkelësit që përsërisin krimin.

Sipas këtij ligji, shkelësit që për herë të parë dënohen për krime pedofilie, do të dënohen nga 15 në 40 vjet burgim, ose do t’u ofrohet kastrimi kimik, në këmbim të uljes së dënimit. Çka do të thotë trajtim mjekësor antitestosteron në këmbim të uljes së viteve të dënimit.

Rusia, Danemarka dhe Polonia janë në mesin e shteteve të cilat kanë përfshirë në dënimet e tyre edhe kastrimin kimik. Maqedonia është bërë shteti i parë në Ballkan, kur ka publikuar në vitin 2012, listën e pedofilëve të dënuar, bashkë me fotografitë, emrat dhe adresat e atyre, që janë liruar nga burgu. Qe nga viti 2004, më se 230 persona në Maqedoni, janë dënuar për krime seksuale me të persona të mitur.

(a.n/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi