I lirë në Shqipëri? Jo, më mirë në burg
Thu 6 Feb 2014 - 21:58
30-vjeçari shqiptar: “Më mirë në burg në Itali, sesa i lirë në Shqipëri”
Një i ri shqiptar, i cili është dënuar në Itali për trafik drogë, është liruar për t’u ekstraduar ditën e sotme drejt vendit tonë. Por, kur tre punonjës të policisë shkuan që ta merrnin nga qelia dhe pasi i thanë se, ishte i lirë dhe duhet të nisej drejt Shqipërisë, ai u ka thënë policëve: “Më mirë në burg, sesa i lirë në Shqipëri”.
Mësohet se 30-vjeçari shqiptar, u shoqërua nga tre punonjës policie për në aeroportin Fiumicino në Romë, për t’u nisur drejt Tiranës, ku më pas iu dorëzua autoriteteve shqiptare.
30-vjeçari u arrestua në vitin 2009, pasi akuzohej për trafik droge në Milano. Gjykata e dënoi atë me shtatë vite burg. Shqiptari pavarësisht se kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe ishte vlerësuar për sjellje të mirë, ai asnjëherë nuk kërkoi lirimin.
Policia italiane ka nisur procedurat ndaj tij, duke i vendosur një ekspuls prej 10 vitesh për të mos shkelur në tokën italiane. Dhe nëse ai kthehet sërish në Itali para këtij afati, ai do të burgoset menjëherë dhe do t'i duhet të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit.
/Shekulli Online/ E.L./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|