Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Komunikimi me foshnjën

prej Fri 7 Feb 2014 - 0:54
oshnja e di që ky është zëri nënës apo i babait, dhe për këtë ai kënaqet.

Komunikimi me foshnjën MoomA më kupton foshnja nëse flas me të?

Jo, por zëri juaj do ti pëlqejë jashtë mase. Foshnja e di që ky është zëri nënës apo i babait, dhe për këtë ai kënaqet. Komunikimi me foshnjën është stimulim joformal i cili e bën foshnjën më të kthjellët sesa ndonjë detyrim tjetër. Ti flisni foshnjës nuk është vetëm regjiment komunikimi i njëanshëm, ai do fillojë shumë shpejt të reagojë në zërin tuaj, ta njohë dhe ti buzëqeshë, dhe më vonë edhe ti flasë.

Ndihem paksa “budalla” kur flas me foshnjën, a është kjo në rregull?

Nëse deri tash nuk keni pasur “punë” me foshnja, është logjike që do ndiheni sikur bëni budallallëk duke folur me foshnjën. Foshnjave zakonisht i recitojmë vjersha dhe i flasim budallallëqe dhe gjëra të pakuptimta të cilat nuk ekzistojnë në dialogët e të rriturve.

Nëse nuk ju kujtohet ndonjë nga këto “biseda foshnjash”, flisni asaj çfarëdo që iu bie ndër mend: tregojini ndonjë film apo libër të mirë, i besoni ndonjë sekret tuajin, i sqaroni si është situata politike apo ekonomike në botë, i tregoni se çfarë keni ëndërruar mbrëmë apo gjendjen në berzë.

Nuk ka rëndësi se çfarë i flisni, e rëndësishme është që ta dëgjojë zërin dhe t`ju shikojë fytyrën dhe mimikën tuaj derisa i flisni. Kur të mësoheni ti flisni ajo do fillojë të reagojë verbalisht me ju me gurgullimë – do gjeni gjuhë të përbashkët gjithsesi.
Kur duhet të flas me foshnjën?
Gjithmonë. Kur t`i ndërroni pelenat, kur e lani, kur shëtisni, kur e ushqeni…Asnjë lodër e botës nuk mund të jetë më interesante se sa kur ju filloni tregimin apo vjershën tuaj. Rreth foshnjës ekziston një botë e re dhe pa emër, në ju është që ti vëni emrin dhe t`ia zbuloni këtë gjë. Tregojini gjëra, ndodhi, njerëz dhe tregojini se çfarë ajo sheh. Nuk keni nevojë ti sqaroni, mjafton ti emëroni, si psh.: “ja macja!, apo “shiko e dashur, ajo është macja!”.
Pse njerëzit ndryshojnë tonin e zërit kur flasin me foshnjat?
Provoni edhe ju ta rrisni tonin kur ti drejtoheni foshnjës dhe do shihni reagimin. Foshnjat i duan tonet e larta. Natyra për këtë ndoshta femrave i ka “dhuruar” zërin më të lartë se sa meshkujve. Njerëzit kur iu drejtohen foshnjave, spontanisht e rrisin tonin për ndonjë oktavë më lartë. Testoni foshnjën tuaj dhe shikoni se çfarë toni i pëlqen asaj.
Burri im dhe unë, nuk kemi gjuhë të njëjtë amtare, a do ta hutojmë foshnjën nëse i drejtohemi në të dy gjuhët?
Dygjuhësia është një thesar, rrit inteligjencën e fëmijës dhe i jep mundësi të mendojë ndryshe. Megjithatë, ekspertët nuk mund të pajtohen se kur është koha e duhur që në komunikimin me foshnjën të fusni gjuhën e dytë.
Disa mendojnë që prej lindjes duhet filluar komunikimi me foshnjën në të dy gjuhet, ashtu që secili prind të flasë në gjuhën e tij amtare. Përderisa disa të tjerë, mendojnë që foshnjën nuk duhet hutuar dhe për gjuhën e dytë duhet pritur gjer në moshën tre vjeçare, kur të mësohet të shprehet drejtë dhe të kuptojë gjuhën e parë.
A do ti pëlqejë foshnjës sime ti pëshpërit?
Këtë do ta dini vetëm ju dhe foshnja juaj. Secila foshnje është individuale për vete: disa kanë zë të lartë dhe ashtu kanë dëshiruar të ju flitet, ju pëlqen të dëgjojnë muzikë, të jenë jashtë ku ka zhurmë, trafik… gjersa foshnjat tjera duan qetësinë dhe paqen, iu pengon zhurma, bëhen nervoze në muzikë të lartë. Për to, vendi ideal do të ishte nën ndonjë lis në kopsht dhe ti flisni me zë të qetë.


Komunikimi me foshnjën Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi