Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Homazhe në Tiranë dhe Lushnjë për ikonën e muzikës shqiptare Empty Homazhe në Tiranë dhe Lushnjë për ikonën e muzikës shqiptare

Sat 8 Feb 2014 - 16:38
Homazhe në Tiranë dhe Lushnjë për ikonën e muzikës shqiptare Vace%201Homazhe në Tiranë dhe Lushnjë për ikonën e muzikës shqiptare Vace%202
Rreth orës 18:20 mbërriti në Tiranë trupi i pajetë të këngëtares së madhe shqiptare, Vaçe Zela. Në kryeqytet trupi është pritur me një ceremoni shtetërore, ku ishin mbledhur familjarët dhe shumë qytetarë. Qindra qytetarë janë të pranishëm në homazhe për të nderuar artisten e popullit. Homazhet po zhvillohen në qendrën kulturore që mban emrin e saj, në Lushnjë si dhe në Tiranë.

14:00-Mbërrin trupi i pajetë i Vaçe Zelës në aeroportin e Prishtinës

Ashtu siç ishte njoftuar rreth orës 14:00 trupi i pa jetë i këngëtares Vaçe Zela mbërriti në aeroportin e Prishtinës. Tashmë po kryhen procedurat për nisjen e këngëtares drejt Tiranës ku pritet të mbërrijë rreth orës 17:00, ndërsa homazhet do të zhvillohen nesër në orën 10:00 deri në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë si dhe në vëmendjen e kryeministrit, Edi Rama. Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore, do të bëhen ditën e shtunë, datë, 08.02.2014, ora 13.00 duke u nisur nga TKOB për tu prehur ne varrezat e Sharrës”, -thuhet në njoftimin për mediat të Ministrisë së Kulturës.
Në oraret e homazheve Ministria e Kulturës dhe bashkia e Lushnjës në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela do të ulin flamurin në gjysmështizë. Homazhet po zhvillohen edhe në qendrën kulturore në Lushnjë, qendër e cila mban emrin e saj. Qindra qytetarë janë të pranishëm në homazhe për të nderuar artisten e popullit.

"Vaçe Zela mbetet idhulli dhe frymëzimi për breza të tërë, emocioni dhe krenaria e të qenit shqiptar. KËNGA e saj do të jetojë shumë gjatë bashkë me zërin e saj magjik, të kulluar, do të vazhdojë të jetë bashkudhëtare e historisë sonë shqiptare. Faleminderit për emocionet që na dhurove, faleminderit që na ngrohe zemrat nga veriu në jug, nga Kosova, Shkupi, Tetova, Struga e gjithë diaspora", -thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Këngëtarja Vaçe Zela ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, rreth orës 2.00 të mëngjesit të djeshëm, në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës, ku ajo jetonte së bashku me vajzën e saj dhe bashkëshortin, Pjerini. Artistja, prej kohësh nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pesë muajt e fundit ajo i pati kaluar në spital, prej ku kishte afërsisht dy javë që kishte dalë. Një prej pengjeve më të mëdha të artistes, të cilin e shprehu dhe në të gjallë, ishte jeta e saj larg Shqipërisë vitet e fundit. Edhe amaneti i saj ishte të prehej përfundimisht në tokën shqiptare.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi