Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Fëmijët i kuptojnë ndryshe fjalët e prindërve.

prej Sun 9 Feb 2014 - 10:24
Fëmijët i kuptojnë ndryshe fjalët e prindërve. Femija-1391849079

Nuk mund të pritet nga fëmija që në të njëjtën mënyrë ta përjetojë kontestin dhe lojën e fjalëve sikurse të rriturit. “Ti je më i miri” fëmija nuk e dëgjon si lavdërim. Frazat dhe fjalët e zakonshme, pa marrë parasysh se sa janë qëllimmira, në bisedën me fëmijën mund të shkaktojnë dëme emocionale dhe psikologjike.
Shpesh fjalët që thonë prindërit, fëmijët i kuptojnë ndryshe. Truri i ri ende zhvillohet në vitet e adoleshencës, apo siç quhen vite formuese. Prindërit nuk mund të presin që fëmija në të njëjtën mënyrë të përjetojë kontestin dhe lojën e fjalëve (sarkazmin, ironinë, etj), sikurse të rriturit.
Nëse prindërit duan që fëmija të rritet në versionin më të mirë të vetvetes, është jetike që fjalët e dëmshme të ndërrohen me alternativa, që ndihmojnë të ndërtoni karakterin, pra edhe ato fjalë që duken të padëmshme apo edhe konstruktive në sipërfaqe. Psh, ju thoni “ti je më i miri”, ndërsa fëmija e dëgjon si “detyra jote në jetë është të më bësh të lumtur”.
Nëse thoni “duhet të ndjehesh krenar me veten për atë që ke bërë”, do ta nxisni vetërespektin e fëmijës, është e rëndësishme për suksesin e tij në jetë. Edhe tepër shumë lëvdata, mund të dëmtojë vetëbesimin. Fëmijët e mësuar me lëvdata të shpeshta, jo rrallë herë kërkojnë të njëjtin miratim edhe nga shokët dhe kolegët në shkollë.
Fëmijët e tillë mund të jenë të lakueshëm, sepse kanë të zhvilluar nevojën që të gjithë ta duan. Fëmijët e lavdëruar për mund, tregojnë rezultate më të mira në teste të shkollës dhe shumë më lehtë e kuptojnë thelbin e mësimit, kanë konstatuar psikologët. Mirëpo, fëmijët që vazhdimisht lavdërohen për atë se janë të mençur, fitojnë përshtypjen e rreme se suksesi do të vijë vetvetiu, për shkak të personalitetit dhe jo mundit.
/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi