Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Kujdes, mos u bërtisni fëmijëve ..

prej Sun 9 Feb 2014 - 10:28
Kujdes, mos u bërtisni fëmijëve .. Beriitja-1391759444

Hulumtimet kanë treguar se britma e prindërve dhe e mësimdhënësve ndaj nxënësve, mund të lërë pasoja të përhershme në mësimet e tyre. Në të vërtetë, shumë nxënës, të cilëve vazhdimisht u bërtitet, mund të bëhen mospërfillës dhe jo vetëm që nuk do ta dëgjojnë personin e rritur, por do të fillojnë edhe të mbrohen dhe të kundërshtojnë edhe më tepër, gjë që të rriturit do t’i sjellë deri te dëshpërimi, ndërsa kjo do të ndikojë edhe në mësimet e tij.
Fatkeqësisht, këtë rast e kemi të shpeshtë në klasa, kur mësuesi e qorton nxënësin për shkak të sjelljes së tij të keqe dhe për shkak të mosrespektimit. Mësuesi më së shpeshti në sjellje të tillë reagon me britmë, ashtu që përsëri të vendosë kontrollin dhe të tregojë se kush është kryesori.
Ajo metodë ndoshta mund të funksionojë herën e parë dhe nxënësi do të ndjejë dobësinë dhe do të qetësohet. Por, pas disa incidenteve të tilla, kjo nuk do jetë e fuqishme, sepse fëmija do të kuptojë se qëllimi i vetëm i të rriturit është ta mbajë në një vend. Për këtë arsye fëmija në fund do të ndjehet i padobishëm, gjë që mund të lë pasoja negative dhe të dëmshme. Fëmija do të fillojë të besojë në to, pa kurrfarë distance, kështu që do të përfundojë se nëse tashmë është i padobishëm mund të fillojë edhe të sillet keq.
Kështu që këtë gjë duhet ta keni parasysh dhe mos t’i bërtisni vend e pa vend fëmijës. Në vend të kësaj më mirë do të ishte të flisni me të dhe ta gjeni shkakun se pse sillet në një formë që nuk i ka hije. Kjo është më e dobishme dhe duke folur me të ai do ta ndjejë veten “faktor” dhe do të përmirësohet, ndërsa në të kundërtën nëse ju vazhdoni t’i bërtisni ai do të bëhet imun në këtë gjë dhe do të vazhdojë me avazin e vjetër dhe nuk do të përmirësohet.

/ ZERI INFO /
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Kujdes, mos u bërtisni fëmijëve ..

prej Sun 9 Feb 2014 - 10:47
E po ne na ka mesuar islami me drru mo!


Kujdes, mos u bërtisni fëmijëve .. 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi