Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqi, të huajt pa të drejtë vote Empty Greqi, të huajt pa të drejtë vote

Sun 9 Feb 2014 - 17:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Greqi, të huajt pa të drejtë vote Athina-parlamentiii
Rreth tre muaj para zgjedhjeve vendore dhe ato për PE-në, ministri i Brendshëm grek, Janis Mihelakis ka paraqitur në Parlament një amendament sipas të cilit u hiqet përfundimisht e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur homogjenëve dhe emigrantëve të ligjshëm nga vendet e treta jashtë BE-së në zgjedhjet lokale greke.
Me këtë amendament anulohet projektligji i mëparshëm me numër 3838/2010, i quajtur ligji Ragusi, i cili i kishte dhënë këtë të drejtë kësaj pjese të shoqërise.
Shfuqizimi i dispozitave të neneve 14-21 të këtij ligji vjen në përputhje me vendimin e Këshillit të Lartë të Shtetit me numër 460/2013, “Shtetësia e fëmijëve të të huajve dhe e drejta për t’u zgjedhur dhe për të votuar në zgjedhjet lokale”.
Me këtë vendim, Gjykata Supreme kishte cilësuar madje si anti-kushtetuese dispozitat që u jepnin mundësinë shtetasve të huaj të vendeve të treta për të marrë pjesë në zgjedhjet për organet vendore.
Sipas Këshillit të Shtetit, “e drejta për të votuar dhe për t’u zgjedhur i rezervohet vetem qytetarëve grekë dhe nuk mund t’u jepet atyre që nuk kanë këtë cilësi, pa një rishikim të dispozitës përkatëse të Kushtetutës”.
Në të njëjtën mënyrë Këshilli i Lartë i Shtetit kishte vendosur se, mënyra e përfitimit të nënshtetësisë greke sipas ligjit të vitit 2010 që kishin aprovuar socialistët e qeverisë Papandreu cënonte kërkesat kushtetuese të parashikuara dhe pas një apelimi të një shtetasi grek, Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën e tij që ky ligj të anulohet si anti-kushtetues.
Amendamenti i fundit përjashton përfundimisht nga zgjedhjet lokale edhe të gjithë homogjenët nga Shqipëria, të cilët janë edhe posedues të lejeve 10-vjeçare apo edhe të huajt që kanë leje shumëvjeçare qëndrimi pasi janë martuar me shtetas grekë.
/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi