Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Empty Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë

Sun 9 Feb 2014 - 18:35
Message reputation : 100% (1 vote)
Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë AmaHumb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Ama1
Ka qenë një ditë që e ka ëndërruar që kur ka qenë vajzë e vogël, por menjëherë pas asaj nate në Florida, kujtimet e Amanda Karth për vallëzimin e parë, për prerjen e tortës dhe ndërrimit të unazave humbën përgjithmonë.

“Nuk më kujtohet asgjë nga dita e martesës”, thotë ajo.

E tani, dhjetë muaj më vonë, familja dhe miqtë e saj janë mbledhur për të rikrijuar ceremoninë dhe pritjen në mënyrë që Amanda të mund të mbajë në mend.

Por, çfarë ndodhi me Amandën? Megjithëse gjithçka shoi mirë ditën e martesës, pas natës së parë të çiftit të porsamartuar, Amanda humbi kujtesën.
Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Ama6Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Ama2
Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Ama3
Pak para agimit, Cody (bashkëshorti i Amandas) thotë se është zgjuar nga gjumi për ta gjetur Amandën pa frymë. “E kapa dhe i thirra, ‘Çfarë ke? Çfarë ke? Çfarë ke?’”, kujton ai.

Amanda humbi ndjenjat në shtrat dhe Cody nuk humbi kohë dhe i telefonoi menjëherë emergjencës. Teksa po priste që t’i vinte ndihma, ai e zhvendosi trupin e saj në tokë dhe i dha frymëmarrje artificiale duke u lutur njëkohësisht që ajo të mbetej gjallë.

Por kur mjekët arritën në dhomën, ata nuk ishin në gjendje që t’ia gjenin pulsin. Mjekët e sollën në jetë Amandën përmes elektro-goditjeve dhe e dërguan në spital.

Në spital u konstatua se Amanada kishte pësuar një fenomen i rrallë i njohur si “Sindroma e Nxehtësisë së Prishur”, dhe pwr kwtw shkak zemra i ka ndaluar së funksionuari.
Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Ama5Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Ama5Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Ama8Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Ama9
Ajo mbeti pa ndjenja për katër ditë radhazi. “Nuk dija çfarë të thosha. Po planifikoja ta njoftoja familjen për gjendjen e saj, pasi që nuk prisja rezultate të mira. Mirëpo, ditën tjetër kur hyra në dhomë tek ajo, e gjeta Amandën duke qëndruar e ulur”, kujton mjeku Adam Frank.

Tashmë Amanda është shëruar, por nuk kujton asnjë moment të dasmës së saj. Me të marr vesh për rastin e saj, gazeta amerikane “Inside Edition” kishte ftuar miqtë dhe familjarët e Amandës dhe Codyt, si dhe mjekët që e sollën në jetë nusen për të organizuar edhe njëherë dasmën e tyre.

Megjithëse Cody e përjetoi ndjenjën e deja vu-s kur u përlye me tortë në fytyrë, për Amandën kjo është hera e parë që martohet.

/Shekulli Online/ E.L./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë Empty Re: Humb kujtesën ditën e dasmës, martohen për të dytën herë

Mon 10 Feb 2014 - 2:32
Dy here martes se nuk mbaka mend nusja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi