- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
'Njerëz në fokus', Met Bega prej 10 vjetësh me parkinson, vajza: Askush nuk ka pyetur për të
Mon 10 Feb 2014 - 21:16
TIRANE – “Epilogu” i trishtë i një jete artisti. Nën këtë titull, emisioni i sotëm “Njerëz në fokus” i gazetares Ola Bruko sjell në vëmendje jetën e artistëve të mëdhenj të skenës shqiptare, të cilët kanë shënjuar në zemrat e shqiptarëve, por jetojnë të zhytur mes vështirësive në harresën e atyre që duhet t’i kthejnë sytë tek ata dhe tu shtrijnë dorën.
Mes të ftuarve në emisionin e sotëm në “News24” ishte edhe vajza e artistit Met Bega, e cila rrëfeu vështirësitë me të cilat përballet i ati, i cili vuan prej 10 vjetësh nga sëmundja e parkinsonit. Matilda Bega deklaroi se askush nuk është interesuar dhe nuk ka pyetur për babain e saj, por edhe kur ai ka trokitur vetë në dyert e institucioneve nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Askush nuk ka pyetur për babain. Madje kanë arritur në ekstrem, nuk i jepnin as pensionin minimal që i takon, 20 mijë lekë. Është dashur ndërhyrja e Fiks Fare, u sensibilizuan se Met Begën e kishin lënë pa pension. Merr disa ilaçe shumë të shtrenjta. Babi është i paralizuar, është në krevat prej më shumë se 2 muajsh. Ilaçet afërisht 300 mijë lekë të vjetra, plus një grua që kujdeset për të. Askush nuk ka telefonuar kurrë. Të vetmit që kanë telefonuar janë biznesmenët, apo njerëz nga jashtë vendit. Shteti shqiptar besoj nuk e di është gjallë apo jo, Ndërkohë që njerëzit e dinë. Është e turpshme të paguhet 20 mijë lekë në muaj. Të gjitha shpenzimet përballohen nga vëllai, që jeton jashtë. Falë zotit është ai. Babi ka shkuar kudo, në presidencë, në parti, në Ministrinë e Kulturës, në zyrën e kryeministrit paraardhës.”- u shpreh vajza e artistit Met Bega.
“Gjej rastin ti bëj thirrje ministres së kulturës për ndihmë. Ai tashmë është drejt fundit, sëmundja përparon shumë shpejt dhe ai ka nevojë për ndihmë. Megjithatë di të them që shpresë nuk kam. Ministrja mund të bëjë një kërkesë për një pension të veçantë.”- deklaroi Matilda Bega.
(er.nu/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|