Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pesë shenjat që tregojnë se e keni gjetur dashurinë e jetës suaj Empty Pesë shenjat që tregojnë se e keni gjetur dashurinë e jetës suaj

Mon 17 Feb 2014 - 1:59
Pesë shenjat që tregojnë se e keni gjetur dashurinë e jetës suaj 59shenjat-qe-ju-sigurojne-qe-jeni-dashuruarDikujt i është dashur shumë kohë për ta gjetur, dikush e ka pasur që moti, ndërsa disa akoma janë në kërkim. Është fjala për dashurinë e vërtetë që na bën të lumtur. Nëse jeni në lidhje të re ose keni njohur një person që sapo ju ka trokitur, lexojini këto pesë shenja për të kuptuar nëse ai është personi i duhur.

Planet dhe ëndrrat
Në castet kur planifikoni dicka për të ardhmen me partnrin tuaj, mund të kuptoni shumë për të. Në qoftë se kjo tek ju krijon frikë dhe pasiguri, do të thotë që dashuria e vërtetë nuk shihet në horizont. Por, nëse gjatë kohës së planifikimit ndjeni kënaqësi kjo do të thotë se flitet për një dashuri të thellë. E njëjta ndodh edhe gjatë planeve për pushimet vjetore, udhëtimet ose për një darkë të rëndomtë gjatë uikendit të ardhshëm. Sa më shumë që bëni plane bashkë dhe ato ju lumturojnë, aq është e fortë edhe dashuria juaj.

Gjestet
Dashuria e vërtetë nuk dëshmohet me numrin e dhuratave, por me gjestet e mira, të cilat flasin shumë më tepër. Nëse të gjitha dëshirat e tjera i lini më një anë vetëm për të kaluar kohë me partnerin, kjo do të thotë se bëhet fjalë për një dashuri të vërtetë. Kjo vlen edhe për mesazhet e ëmbla e të shkurtra që ia bëni partnerit gjatë ditës pa kurrëfarë arsyeje. Në qoftë se ndjeni nevojë për një gjë të këtillë spontane, dijeni se jeni e dashuruar thellesisht.

Mendimet
Përderisa në fjalë dhe në vepra mund të ndikojmë, mendimet janë dicka krejt tjetër. Ato janë treguesit më të mirë të dashurisë së vërtetë. Nëse partneri juaj është personi i parë që ju kujtohet sapo i hapni sytë dhe i fundit njeri që e mendoni para se të flini, si edhe në qoftëse gjatë ditës e kujtoni pa ndonjë arsye, dijeni se bëhet fjalë për atë të vërtetin.

Ngjashmëritë dhe dallimet
Qëllimet dhe pikëpamjet e njëjta në jetë janë shumë të rëndësishme për një lidhje stabile. Kjo do të thotë se personat kanë interesa të përbashkëta që do t’i udhëheqin në jetë. Por, edhe dallimet janë shumë të rëndësishme. Në qoftë se ju dhe partneri juaj keni karaktere të ndryshme, të cilat bashkë krijojnë një person të përkryer, bëhet fjalë për një dashuri shumë të fuqishme dhe të madhe.

Seksi
Pasioni dhe malli që ndjejmë për partnerin në fillim të lidhjes nuk do të zgjasë përgjithmonë. Dashuria e vërtetë nuk fshihet në shpeshtësinë e marrëdhënieve dhe seksit, por në cilësinë e aktit dhe në emocionet e forta. Butësia, puthjet dhe ndjenjat e forta që gjatë seksit ju shtyjnë të shprehni mendimet, fjalët dhe prekjet më të thella janë shenjë se personi me të cilin bëni dashuri është ai i duhuri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi