Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrau babain pse nuk i dha para për hashash Empty Vrau babain pse nuk i dha para për hashash

Tue 18 Feb 2014 - 23:37
Ardian Thaçi pasi një debati me babain, e goditi atë me grusht që i solli dhe vdekjen

Vrau babain pse nuk i dha para për hashash Ardian%20thaci
22-vjeçari, Ardian Thaçi, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij, ka pranuar krimin para gjykatës. Ngjarja tronditëse ka ndodhur të mërkurën e kaluar në Tiranë.

Në seancën me dyer të mbyllura, 22-vjeçari është penduar për krimin e tij dhe ka kërkuar falje duke qarë.

Ditën e ngjarjes ka pasur një debat mes tij dhe babait, dhe në debat e sipër 22-vjeçari ka goditur me grusht Fatos Thaçin, i cili është përplasur me kokë duke mbetur i plagosur rëndë, e më pas ka vdekur në spital.

Ardiani njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe ishte i dënuar me shërbim prove.

Ai ka kartelë si përdorues droge dhe për të gjykata ka vendosur me herët detyrimin që t'i nënshtrohej trajtimit kundër narkotikeve.

Në shtator të vitit të kaluar, gjykata e dënoi me dy vjet shërbim prove pasi u kap me 17 gram hashash me kushtin që t'i nënshtrohej trajtimit ndaj narkotikeve, si dhe te mos shoqërohej me persona të dënuar, në të kundërt prokuroria do të kërkonte kthimin e tij në burg për të vuajtur një dënim prej katër muajsh.

Debati me babai e ka pasur pikërisht për një shumë parash, të cilën mendohet se do ta përdorte për të blerë lëndë narkotike. Ngjarja e rëndë ndodhi në 12 shkurt në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, në rrugën “Petro Çani”. Fillimisht u raportua se ishte një aksident shkaku i plagosjes së Fatos Thaçit, por pas hetimeve u zbulua e vërteta.

/Shekulli Online/F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi