Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I arreston presidentin e skuadrës së zemrës, nuk i flet babit për një javë Empty I arreston presidentin e skuadrës së zemrës, nuk i flet babit për një javë

Tue 18 Feb 2014 - 23:42
Message reputation : 100% (1 vote)
I arreston presidentin e skuadrës së zemrës, nuk i flet babit për një javë MdrBabë e bir, janë në qendër të një historie njerëzore të medieve turke këto ditë. Kjo nuk është një histori me zënka të zakonshme. Ajo u zhvillua në muajin korrik të vitit të shkuar, ku në Turqi shpërtheu skandali i manipulimit të ndeshjeve të futbollit.

Ngjashëm me skandalin e disa viteve më parë në Itali, ku skuadra e Fenerbahçes akuzohej se kishte blerë disa arbitra. I dyshuari kryesor ishte presidenti i Fenerbahçes, Aziz Yildirim.

Mutlu Ekzioglu ishte drejtuesi i operacionit kundër manipulimeve në futboll si edhe ekzekutuesi i urdhrit për arrestimin e Presidentit të Fenerbahçes.

Ai dhe djali tij janë tifozë të çmendur të Fenerbahçes, tifozë të cilët kanë një rivalitet të madh me ato të skuadrës tjetër të Stambollit, Gallatasarajt,

Pak minuta pasi lajmi u dha në media, ai merr një telefonatë nga i biri me këtë përmbajtje: “Baba, thonë që është arrestuar Presidenti i Fenerbahçes, Aziz Yildirim”.

Kur i kthen përgjigje se është e vërtetë dhe se ai e ka arrestuar djali e pyet: “A ka të arrestuar edhe nga Galatasaray”?

Babai: “Jo nuk ka”.

Djali i kërkon një nder babait për skuadrën e tij të zemrës: “A mund ta lirosh Presidentin e Fenerbahçes për mua?”

Kur merr përgjigjen se kjo është e pamundur, raportohet nga mediet se djali nuk i ka folur për një javë rresht babait të tij. /objektiv/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi