Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Refugjatët kosovarë mbesin të izoluar në Hungari  Empty Refugjatët kosovarë mbesin të izoluar në Hungari

Thu 20 Feb 2014 - 21:59
Në Hungari po vazhdojnë të mbeten të mbyllur në burgje një numër i konsiderueshëm i refugjatëve kosovarë, të cilët nuk po lejohen të kthehen në Kosovë.
Atyre u kanë dalë pengesa të ndryshme për t’u kthyer në vendlindje, raporton KTV. Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se po bën përpjekje maksimale që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë. Një opsion që po shqyrtohet është caktimi i një aeroplani privat.

Disa kosovarëve që ia kishin mësyrë Evropës, e që u zunë rrugës, iu mundësua kthimi në shtëpi, por një numër i madh vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kampet dhe burgjet e ndryshme të Hungarisë.
Ata nuk kanë mundësi të kthehen, pasi u kanë dalë shumë pengesa.

Mospasja e dokumenteve të shtetësisë së Kosovës, mungesa e një linje direkte ajrore në mes të Kosovës dhe Hungarisë si dhe pamundësia për të përdorur linja tjera, janë disa nga shkaqet që ata nuk po mund të kthehen në vendlindjen e tyre.

Shqiptarët atje vazhdimisht i kanë telefonuar Kohavisionit, duke treguar për dëshirën dhe kërkesat e tyre që të kthehen në atdhe.

Duke i parë pengesat që ata kanë, atëherë zgjidhja mbase e vetme mbetet që MPJ-ja të gjejë ndonjë linjë private ajrore, që të mundësojë kthimin e tyre.

Nëse do të përdorej një modalitet i tillë, burimet i kanë thënë KTV-së se do të kushtojë diku rreth 100 mijë euro, ku një pjesë të kësaj shume do ta paguante Ministria e Jashtme e Kosovës, një pjesë autoritetet hungareze, kurse pjesën e mbetur, organizata botërore për migracion IOM.

Mirëpo, zyrtarë të MPJ-së nuk kanë pranuar të japin detaje të tjera, përveç se kanë thënë se po e shqyrtojnë me shumë kujdes edhe një mundësi të tillë.
Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit tw jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet kompetente hungareze për kthimin sa më të shpejtë të të gjithë shtetasve kosovarë me qëndrim jo të rregullt.

Për refugjatët atje, të cilët nuk kanë dokumente valide të Kosovës, pajisja me to, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet në Ambasadën e Kosovës në Hungari, ku i lëshohet një fletudhëtim çdo personi, i cili dëshmon se është nga Republika e Kosovës, apo bëhet verifikimi i tyre përmes MPB-së.

“Në bazë të Marrëveshjes për Riatdhesim mes Kosovës dhe Hungarisë, procedura për kthim zgjat 15 ditë kalendarike. Kur haset në pengesa gjatë verifikimit të këtyre personave, atëherë zgjasin afatin deri në 30 ditë kalendarike për procedim.

Nëse ata kanë dokumente të rregullta, apo valide të Kosovës, kthehen apo deportohen nga Hungaria pa paralajmërim, apo vetëm na njoftojnë për ditën e arritjes së këtyre personave. Ka edhe raste që të njëjtit persona kapen për herë të dytë e të tretë në ketë shtet, andaj zgjatet afati edhe procedura e tyre për kthim”.

Ndërsa, Valon Jashari, nga organizata që merret me projektin e riatdhesimit në Kosovë, ICMPD, thotë se ky proces që nga fillimi ka qenë i vështirë, pasi që kanë dalë probleme e pengesa të ndryshme.

Por, sipas tij, kohëve të fundit, është shënuar progres si në procesin e riatdhesimit, ashtu edhe në ofrimin e kushteve më të mira për ta.

Deri më tani, nga Hungaria janë kthyer 300 shtetas të Kosovës, ndërsa vazhdojnë të mbesin atje edhe 139 refugjatë.

Prej tyre, 41 gjenden në qendrat për azilkërkues, kurse 98 nëpër qendrat tjera të riatdhesimit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Refugjatët kosovarë mbesin të izoluar në Hungari  Empty Re: Refugjatët kosovarë mbesin të izoluar në Hungari

Thu 20 Feb 2014 - 22:05
Tema zhvendoset ne kategorine "Emigracioni"...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi