Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet tregtia e vajzave të blera në Rumani, të cilat shiten si prostituta në Britani Empty Zbulohet tregtia e vajzave të blera në Rumani, të cilat shiten si prostituta në Britani

Sun 23 Feb 2014 - 13:15


Zbulohet tregtia e vajzave të blera në Rumani, të cilat shiten si prostituta në Britani Adrian-Meder-3173635Zbulohet tregtia e vajzave të blera në Rumani, të cilat shiten si prostituta në Britani Adrian-Meder-3174626Zbulohet tregtia e vajzave të blera në Rumani, të cilat shiten si prostituta në Britani Adrian-Meder-3174627
Një zbulim shok është bërë në Britani, ku dhjetëra vajza të reja blihen në Rumani dhe Bullgari, më pas shiten në Mbretërinë e Bashkuar për t’u shfrytëzuar si prostituta. Zbulimi është bërë nga “Mirror”, ku tregon për rrjetin e trafikut të vajzave të reja nga Evropa Lindore drejt Britanisë.

Adrian Meder është një nga bosët e bandës, e cila ka për qëllim furnizimin me vajza të reja të tregut të prostitucionit në Britani. Mijëra gra dhe vajza të reja që sillen në Britani për t’u shfrytëzuar si skllave seksi blihen në Rumani dhe Bullgari. Në foton e publikuar shfaqet Meder 31 vjeç në një klub rumun, i cili i tregon hetuesve të fshehtë të së përditshmes angleze se dy vajzat që ka përkrah mund të blihen për 500 paund secila.

Kur ai pyetet sesi shkojnë vajzat dhe gratë për të punuar si prostituta dhe në lidhje me problemet që hasin drejt rrugës. Ai thotë se nuk ka asnjë problem, pasi Rumania është në BE dhe lëvizja është e lirë në Britani. Sipas tutorit, vajzat kur kalojnë kufirin thonë se po shkojnë në Britani për të punuar në hotele , restorante apo dhe për t’u kujdesur për të moshuar.

Ai tregoi se vajzat rumune janë të prirura për këtë punë dhe ato mund të kalojnë 20 klientë në ditë dhe nuk e kanë problem. Sipas tij, rumunet vetëm këtë punë dinë ta bëjnë mirë, pasi edhe po të shkollohen nuk kanë ku të gjejnë punë në profesion dhe kjo është zgjidhja e vetme për to. Ai i thotë hetuesve të gazetës, të cilët ishin prezantuar si persona që i interesonte të blinin vajza, se nëse ato i trajton mirë, ato punojnë dhe të sigurojnë goxha të ardhura, deri në 2000 paund në natë.

Ai tha se, vajzat duhet t’u marrin klientëve 120 paund në orë, ndërsa shërbimet e tjera kanë çmime të ndryshme. Mermer më pas i kishte çuar hetuesit në një klub, i cili ndodhej në një zonë mjaft të varfër në Transilvani të Rumanisë. Ai, pasi i kishte çuar në një zonë VIP dhe kishte porositur shishe me vodka, u kishte kërkuar vajzave që të bënin paradë për klientët e rinj. Ai u foli hetuesve për cilësitë e të gjitha vajzave dhe për dëshirën e madhe të tyre për të ikur në Britani dhe për të punuar si prostituta. Gjithashtu Merder tregoi edhe për një rast, ku një shoku i tij me 3 vajza brenda një viti kishte fituar 1 milion paund.

Nga të dhënat zyrtare tregohet se nga tregtia e vajzave, të cilat sillen nga Evropa Lindore dhe punohen si prostituta në Evropën Perëndimore fitohet rreth 20 bilonë në vit. Shifrat janë alarmante, por gjithmonë i shpëtojnë Interpolit, pasi ekziston një marrëveshje mes viktimës dhe tutorit.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi