Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Qeni që ecën si njeri ..

prej Sun 23 Feb 2014 - 15:48
Qeni që ecën si njeri

Qeni që ecën si njeri .. Qeni-1392969769

Është një jetë e re për këtë kafshë, pas humbjes së dy putrave të përparme. Tani këtij qeni që jeton në Britani i duhet të ecë njësoj si njerëzit vetëm me dy këmbë. Ky qen, i cili kishte dëmtuar këmbët e tij pas rrëzimit nga një ndërtesë trekatëshe, ka filluar një jetë të re duke ecur vetëm me dy këmbë. Qeni ka humbur putrat e tij të përparme kur është rrëzuar nga dritarja e banesës, dhe gjithashtu është djegur në pjesën e barkut dhe të putrave.
Pas operacionit qenit i është dashur të ecte me një karrige me dy rrota, ndërkohë që tashmë është ambientuar duke përdorur vetëm dy këmbët e përparme të tij. “Ky qen tani është pajtuar me fatin e tij, dhe ka filluar te ecë me dy këmbë. Ai njëherësh është bërë atraksion i vërtetë dhe njerëzit vrapojnë që të fotografohen me të”, tha pronari i tij.

zeri info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi