Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Foshnjat duhet të hanë përpara 6 muajve  Empty Foshnjat duhet të hanë përpara 6 muajve

Sat 15 Jan 2011 - 21:46
Foshnjat duhet të hanë përpara 6 muajve  Foshnja-gji
Ushqimi i foshnjeve në gjashtë muajt e tyre të parë të jetës vetëm me gji është i dëmshëm, paralajmëruan ekspertët britanikë gjatë ditës së sotme, në një lajm të publikuar nga BBC.
Në “British Medical Journal”, ekipi i ekspertëve argumentonte se dhënia e ushqimeve që në javët e para të jetës mund të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve.

Sipas tyre, një periudhë e logjikshme për të filluar ushqimin e foshnjeve edhe me produkte të tjera veç qumështit të gjirit është ajo kur ata arrijnë katër muajt.

Dhjetë vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetit publikoi një studim, në të cilin i këshillohej nënave që të ushqinin fëmijët e tyre të porsalindur eksluzivisht me qumësht deri në gjashtë muaj.

Sipas specialistes Mary Fewtrell, rekomandimi mbetet në fuqi për vendet në zhvillim, ku aksesi ndaj ujit të pastër dhe ushqimeve të përshtatshme është i kufizuar. Në vendet e zhvilluara ky këshillim i OBSH-së nuk vlen.

”Shumë prej vendeve perëndimore, përfshi 65% të vendeve antare të Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duhet të përfshihen në këtë rekomandim”, deklaroi Fewtrell.

”Testime të mëtejshme kanë treguar se ushqimi i hershëm i foshnjeve me ushqime të zakonshme është i dobishëm për to. Në vendet ku aksesi ndaj ujit të pastër dhe ushqimit të bollshëm e të përshtatshëm është i lehtë, fëmijët duhet të ushqehen edhe më herët se gjashtë muaj”.

Raporti i OBSH-së në vitin 2001 argumentonte se nga studimet e tyre, fëmijët e ushqyer vetëm me qumësht gjiri deri në gjashtë muaj prekeshin më pak prej infeksioneve dhe kishin një imunitet më të fuqishëm në përgjithësi.

Studimi britanik evidentoi se nga ana tjetër, ata që ushqehen më herët se gjashtë muaj, kanë më pak shanse të preken nga anemia. Sëmundjet infektive janë shumë më të rralla e lehtësisht të kurueshme, në krahasim me anemitë, në vendet e zhvilluara.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi