Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Saqipi, Tërnavës: Kibla e shqiptarëve është Tirana e jo Sarajeva! Empty Saqipi, Tërnavës: Kibla e shqiptarëve është Tirana e jo Sarajeva!

Sun 23 Feb 2014 - 20:49
Inaugurimi i Myftiut të Meshihatit të Serbisë në Novi Pazar, në të cilin solemnitet merrte pjesë edhe Myftiu Naim Tërnava nga Kosova, nxiti reagimin e Nexhmedin Saqipit, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Saqipi e porositë Tërnavën që të kthehet nga Tirana, të bashkëpunojë me Bashkësitë Islame Shqiptare, në mënyrë që të krijojë një Union të bashkësive shqiptare, e jo të veprojë të kundërtën duke i përçarë në shumë organizime fetare.

“Ne e kuptojmë se Tërnava Bashkësinë Islame të Kosovës e ka bërë pa identitet dhe dinjitet dhe se çdo ditë po e humb kontrollin ndaj saj. Po ia bëj me dije Tërnavës se Kibla e shqiptarëve është Tirana e jo nga Sarajeva”, ka thënë ai.

“As Dudiqi e as Zurkoliqi nuk ia zgjedhin problemet dhe përgjegjësitë që ai vetë i ka krijuar. Po ia kujtojmë Tërnavës se në vitin 1992, ishin po këta njerëz të cilët për herë të parë e ndanë Bashkësinë Islame të Sanxhakut nga Kosova, si dhe ish Reisi Ceriq ai i cili me puç arriti ta dëbojë përfaqësuesin e shqiptarëve, Jakup ef. Selimovski, nga Qendra e Riasetit e cila ishte në Sarajeve. Po shihet qartë se në çfarë pozite e ka sjell BIK-un Tërnava, i cili po kërkon ndihmë që të legjitimohet nga Duduqi dhe pioni i Ceriqit, ndërsa me shqiptarë as që po i intereson të shtrijë dorën e pajtimit. Ky është mentaliteti i mendësisë mubarakiane”, thuhet mes tjerash në reagimin e Saqipit. /Jehona Islame
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi