Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ja emrat e partisë së Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit Empty Ja emrat e partisë së Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit

Wed 26 Feb 2014 - 20:44
Partia e Fatmir Limajt do të ketë së paku katër deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe disa zyrtarë që më herët kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Pos Limajt e Krasniqit, edhe Hydajet Hyseni e Haxhi Shala do të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës që do të jenë pjesë e partisë më të re që do të themelohet në ditën e fundit të muajit shkurt.

Burime të Express kanë treguar se edhe ish-Kryetari i Degës së PDK'së, Xhevat Bislimi, Xhabir Morina e Bilall Sherifi do të jenë pjesë e Partisë së Limajt.

Ndërkohë, pjesëmarrjen në aktin e themelimit të Partisë së Limajt do të jetë edhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Prizrenin, Zafir Berisha.

Ai ka thënë se ka pirë kafe sot me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin, me të cilët është pajtuar që të jetë në të njëjtën listë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

"Deri tash isha me Jakupin dhe Fatmiin, me të cilët kemi pirë nga një kafe miqësore. Do të jem prezentë në promovimin e partisë së tyre që kanë me e ba të premten", ka thënë Berisha.

"Kjo është faza e mobilizimit të forcave progresiste çka mund të bëjmë për të rrëzuar Qeverinë aktuale", ka shtuar ai.

Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi pritet të themelojnë Partinë e re në të cilën kanë paralajmëruar se do të marrin edhe njerëz të tjerë të PDK'së dhe partive tjera.

Limaj në zgjedhjet e fundit ka fituar në Komunën e Malishevës me Iniciativën Qytetare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi