Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Shkencëtarja më e re në Harvard, mesazh për shqiptarët!

prej Thu 27 Feb 2014 - 21:03
Shkencetarja e re shqiptare nga Amerika dërgon një mesazh shoqëror, ku thekson se, shqiptarët asnjëherë të mos e tregojmë vehten inferior. Ja mesazhi i saj i plotë! Përshendetje të gjithëve! Quhem Detina Zalli. Jam një vajzë nga qyteti i Patosit, që sëbashku me familjen time në vitin 1999 emigruam në Angli. Ëndrra ime si dhe e binjakes time Argita Zalli, ka qenë gjithmonë ajo që të bëheshim mjeke apo të studionim në fushën e shkencave. Në fakt kështu bëmë. Në Angli studjuam të dyja për mjekësi molekulare në Universitetin e Sussex dhe më vonë vazhduan doktoraturën. Dy motrat binjake … Unë në fushën e kancerit, ndërsa Argita në fushën e minologjisë me shkencëtarë shumë të njohur në në këtë fushë.Para dy vitesh shkova në Boston në Amerikë ku po bëj postdoktoraturën në në Universitetin e Harvardit dhe në të njejtën kohë po jap dhe mësim. Jam shkencëtarja më e re, si dhe mësimdhënësja më e re të Universitetit Harvardi dhe mund të them se më pëlqen jashtëzakonish shumë kjo fushë.Mendoj se shkenca është një fushë shumë e bukur dhe intelektuale, është një emocion tepër i madh kur zbulon diçka të re dhe e di që ky zbulim që ti ke bërë do ndihmojë shumë njerëz që vuajnë nga sëmundje të rënda, si sëmundja e kancerit. Ju tregova pak a shumë historinë time, sepse dua ti them të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që asnjëherë të mos e mendojnë veten inferiorë karshi studentëve të kombësive tjera. Ne jemi vërtetë një popull i zgjuar dhe kurrë nuk kanë për të na munguar njerëzit e sukseshëm kudo në botë. Duhet vetëm të studiojmë fort të punojmë shumë dhe të jemi ambicioz në atë që duam, sepse jam e sigurtë se në këtë mënyrë do ta arrijmë ëndrrat tona.Unë jam një person i cili nuk beson në dështim, por më tepër e konsideroj dështimin tim si një “sukses i vogël” që do të çoj në një sukses akoma më të madh, sepse nga ky “sukses i vogël” do të mësoni se çfarë nuk do të bëni në të ardhmen. Për mua një njeri i suksesshëm nuk është gjithmonë ai që qëndron lart në karrierën e tij, por ai që kur bie poshtë ngrihet menjëherë. Në karrierë patjetër do të ketë edhe momente të dobëta, negative edhe padrejtësira. Këto nuk janë gjithmonë të shmangshme, por kur jam gjendur gjithmonë në vështirësi i kam thënë vetes: Buzëqesh dhe puno fort! – Koha është shumë e vlefshme, s’ja vlen ta humbësh! Një çelës i suksesit besoj se është edhe komunikimi dhe të punuarit sëbashku! Për mendimin tim është esenciale të ndashë idetë me njëri-tjetrin. Ta ndihmojmë njëri- tjetrin, të kontribojmë të kontriubojmë gjithë sëbashku duke punuar në skuadër, sepse në këtë mënyrë njohuritë e tona do të shumëfishohèn. Njeriu më i zgjuar nuk është ai që ka idenë më të mirë, por ai atë zgjuarsi që ka di ta përdori për të ndihmuar të tjerët, për të ecur përpara.Dua ta mbyll këtë mesazh me një shprehje që ja përmënd gjithmonë vetes: Nuk e njoh dështimin, as negativitetin, as mundësitë e vogla, as mëndjemadhësinë. Njoh suksesin, pozitivitetin, ambicjen, modestin dhe mirësinë. Dua t’i uroj të gjithëve shqiptarëve kudo që ndodhen suksese dhe vetem suksese në karierën dhe jetën tuaj. /Burimi fjalajone/


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi